Google Play tani ofron çdo javë nga një aplikacion falas

Google ka përditësuar dyqanin e tyre me një seksion të ri i cili ofron aplikacionet Android që janë me pagesë, falas çdo javë.

Kompania solli këtë risi fundjavën e kaluar dhe nuk specifikoj nëse seksioni i ri do të jetë në dispozicion globalisht. Momentalisht, duket që është në dispozicion vetëm në SHBA.

Së pari në seksionin falas është Card Wars, një lojë bazuar në filmin vizatimor Adventure Time, ekskluzivitet i Cartoon Network. Normalisht kuhston $2,99, por ju mund ta merrni falas.

Dyqani ka pasur promocione aplikacionesh falas çdo javë në vitin 2015, por me sa duket u shua në një pikë. Shpresojmë kësaj rradhe Google të qëndrojë gjatë.