Windows eleminon Blues Screen of Death në përditësimin e fundit

Ka ekzistuar që prej vitit 1993 kur mbërriti Windows NT 3.1 dhe me shumë siguri ju është shfaqur në disa momente të papërshtatshme. Bëhet fjalë për Blue Screen of Death, dhe shumë shpejt nuk do të jetë më blu.

Në vend të saj, do të jetë ajo e gjelbra e shndritshme të cilën e shihni në imazhin e mësipërm. Testuesit fillimisht e vunë re ndryshimin në Ndërtimin 14997 të Windows 10, i cili u lëshua në Dhjetorin e vitit që lamë pas. Microsoft ka konfirmuar tashmë mbërritjen e Green Screen of Death.

Do të na duket pak i vështirë konceptimi i termit të ri ‘gee-sod’ në vend të ‘bee-sod’, por do të mësohemi shumë shpejt. Njësoj siç bëmë me emojin e trishtuar dhe Kodin QR.

GSOD-ja e re do të vijë për përdoruesit e gjerë në Ndërtimin 15002, ndërkohë që ky i fundit po testohet ngatë brendshmit e Windows. Kështu që keni edhe pak kohë deri sa t’i jepni lamtumirën BSOD-së.

Sipas Microsoft, ‘GSOD’-ja do të shfaqet vetëm në ndërtimet për të brendshmit. Ato po kërkojnë një mënyrë për të dalluar raportet e gabimeve në versionet e pa lëshuara të Windows nga raportet e ndërtimeve stabël.

Ka një listë të gjatë përmirësimesh dhe rregullimesh të tjera, dhe mund t’i lexoni të gjitha ato në blogun e Windows. Karakteristikat kryesore të cilat do të kenë përmirësime të ndjeshme janë Edge, Cortana, menuja Start, dhe rregullimet e ekranit. Ndryshe nga Green Screen of Death, këto janë ndryshime të cilat do të zbatohen në të gjithë përdoruesit e Windows 10.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.