fbpx

Si do të dukej Instagram në Windows 95?

Windows 95 është i njohur për grafikën e tij klasike, plot kontrast dhe të larmishme. Madje edhe sot grafika e tij vazhdon të përdoret për të pasqyruar situata gazmore dhe është simbol i viteve ’90.

Por, a e keni pyetur veten ndonjëherë se si mund të dukej aplikacioni i Instagram-it në Windows 95, para 25 vitesh?

647fe841023081.579d3e4fb775aDizajneri dhe artisti Rus Misha Petrik ka punuar me një projekt të vogël të quajtur “Instagram for Win95” dhe na tregon se si do të dukej Instagram-i në Windows 95, me të njëjtin dizajn dhe estetikë. Është i punuar “mrekullisht” dhe tregon disa ndërfaqe të ndryshme të aplikacionit.

f5dbef41023081.579d37d419add59b7bb41023081.579c689ba4c55b58f7e41023081.579c689c073f1

Gjithçka, përfshirë edhe filterat, janë “low-tech” dhe rimishërojnë sistemin e vjetër të operimit.

Por vetëm mos u habisni nëse dëgjoni një tingull të njohur po shpenzuat shumë kohë duke i parë.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.