TSMC do të jetë prodhuesi i vetëm i proçesorëve të iPhone 7
Sipas një raporti nga media e Koresë së Jugut, The Electronic Times, kompania e prodhimit të gjysmëpërçuesve, Taiwan Semiconductor Manufacturing Company, i njohur më mirë si TSMC, ka arritur një marrëveshje me Apple në mënyrë që të jetë ofruesi i vetëm i procesorëve që do të përdoren në gjeneratën ardhshme të iPhone. TSMC dhe Samsung ndanë së bashku punën për ndërtimin e procesorëve për iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus.
Raporti pretendon se TSMC ja kaloi Samsung sa i përket fitimit të kësaj marrëveshje në sajë të teknologjisë së prodhimit të proçesorëve 10-nanometër. TSMC pritet t’i futet prodhimit të plotë të çipeve të gjeneratës së ardhshme, i cili me shumë mundësi do quhet A10, në Qershor. iPhone 7 pritet të lançohet në Shtator.
Siç theksuam dhe më sipër TSMC ka marrë pjesë në prodhimin e çipeve A8 të gjetur në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus, por Samsung u kthye në bord për të përkarahur një pjesë të prodhimit të çipeve A9 të përdorur në iPhone 6S dhe iPhone 6S Plus. Ku me këtë partneritet, megjithatë, erdhi një sasi e konsiderueshme polemikash.
Pas lançimit të iPhone 6S dhe 6S Plus vitin e kaluar, gjbiteam.com raporton se përdoruesit filluan të vënë re ndryshime në performancën e modeleve që përdornin çipe A9 të prodhuar nga TSMC dhe Samsung. Testet dhe videot në Benchmark tregojn se një iPhone 6S me çip TSMC ishte më i freskët dhe ofronte jetë më të mirë të baterisë se sa një iPhone me një çip të prodhuar nga Samsung.