VAIO, Toshiba dhe Fujitsu do të bashkohen në një gjigant të ri kompjuterik
Një gjigant i ri kompjuterash Japonez mund të jetë gati duke u shfaqur. Burimet për GJBITeam bëjnë të ditur se VAIO, një nënkompani e markës së kompjuterave Sony, po i afrohet një marrëveshjeje për t’u bashkuar me bizneset kompjuterike të Toshiba dhe Fujitsu. Bashkimi i rezultuar do të krijojë një rival shumë të madh të NEC-it të Lenovo-s, i cili është krijuesi Japonez më i madh i kompjuterave. Ndërkohë nuk ka detaje për emrin apo produktet. Shefi i Japan Industrial Partners (e cila ka në pronësi VAIO) Hidemi Moue, thotë se marrëveshja pritet të publikohet nga fundi i Marsit.
Lajmet nga procesi i bashkimit vjen pasi Toshiba konfirmoi se nuk do të tërhiqej nga prodhimi i PC-ve. Toshiba shkurtoi 7,800 vende pune në Dhjetor në mes të një skandali llogaritjesh dhe një ndarje e luftës elektronike. Gjatë asaj kohe, Toshiba zbuloi se do të konsideronte si një opsion aleancën me kompani të palëve të treta, duke nënkuptuar se po kërkonte të bashkëpunonte me kompani të tjera Japoneze prodhuese të kompjuterave.
Çdo marrëveshje mes VAIO, Toshiba dhe Fujitsu do të konfirmonte bashkimin që do të ndodhte në industrinë kompjuterike.Tre prodhuesit më të mirë të kompjuterave, HP, Dell dhe Lenovo duken se do të “shtrëngojnë rripin e tyre” në industrinë kompjuterike, kështu që çdo bashkëpunim midis lojtarëve të vegjël mund të gjenerojë kompeticion të rëndësishëm.
Microsoft e ndihmoi Dell të privatizohej me një kredi 2 miliard dollarë në vitin 2013, dhe krijuesi i software-ve gjithashtu bashkëpunoi me Intel, HP, Dell, dhe Lenovo për një shtysë më të madhe në tregun e kompjuterave. Të gjitha këto marka kompjuterash po përpiqen t’i bindin konsumatorët që të blejnë një kompjter të ri, ndërkohë që Microsoft po dhuron Windows 10 falas për kompjuterat ekzistues.