fbpx

Disa kuriozitete rreth internetit (Pjesa 1)

Bota e internetit është e madhe dhe e larmishme, por ne e kemi përmbledhur në disa rreshta që ju mund t’i lexoni më poshtë:

– Në botë rreth 2,4 miliardë njerëz përdorin internetin. Prej tyre 1,1 miliardë vijnë nga Azia, 519 milionë nga Evropa, 274 milionë nga Amerika Veriore, 255 milionë nga Amerika Latine, 167 milionë nga Afrika, 90 milionë nga Lindja e Mesme dhe 24,3 milionë nga Australia dhe Oqeania.

– Kina është shteti me më së shumti përdorues – 565 milionë.

– Internet Explorer është shfletuesi më i përdorur në botë me 39%. Pasojnë Google Chrome (28%), Firefox (25%), Safari (6%) dhe Opera (1%)

– Ekzistojnë gjithsej 2,2 miliardë përdorues të e-mail’it dhe 4,3 miliardë llogari.

– Për çdo ditë dërgohen 144 miliardë e-mail’a. 61% e tyre llogariten si të parëndësishme.

– Gmail nga Google është shërbimi më i popullarizuar me 425 milionë përdorues aktiv.

– Videoja muzikore “Gangnam Style” nga PSY ka qenë videoja e parë që ka arritur mbi 1 miliardë klikime. Kjo është arritur brenda 5 muajve.

– ‘Livestream-i’ më i shikuar në YouTube ka qenë kërcimi i Felix Baumgarner nga stratosfera – 8 milionë shikues.

– Për çdo muaj në YouTube shikohen rreth 4 miliardë orë video.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.