Si të luani muzikë në YouTube ndërkohë që përdorni aplikacione të tjera në iPhone

Për shkak të sistemit të mbyllur të iOS i cili nuk lejon shkarkime në memorjen e pajisjes nga jashtë App Store dhe iTunes, shpeshherë përdoruesit e iPhone janë përballur me probleme të ndryshme përsa i përket kryesisht dëgjimit të muzikës në pajisjet e tyre.

Zgjidhja shpeshherë ka qenë duke përdorur aplikacione të palëve të treta, por përdorimi i këtyre të fundit ka rënë ndesh me rregullat e App Store dha janë hequr nga autoritetet e këtij të fundit.

Në këtë postim, do t’ju tregoj se si të luani muzikë në YouTube, dhe ndërkohë të përdorni aplikacionet e tjera në iPhone-in tuaj gjatë kohës që muzika luhet në bekgraund.

  1. Fillimisht hapim shfletuesin “Safari”, dhe shkojmë tek “www.youtube.com”. (Jo tek aplikacioni i YouTube)
  2. Kërkoni një video/muzikë të tuajën të preferuar dhe luajeni atë.
  3. Gjatë kohës që ka filluar të luhet, shtypni butonin “Home”.
  4. Hapni menunë “Control Center” duke rrëshqitur gishtin nga fundi i ekranit deri sipër, dhe shtypni play (►).

313E2E2100000578-3448377-image-m-8_1455566469117                         313E2E2500000578-3448377-image-a-9_1455566475235

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.