Disa rrjete Wi-Fi mund të shkatërrojnë iPhone-t apo iPad-ët tuaj
Nuk ka shumë kohë që kur Apple rregulloi një bug në lidhje me problemin “1970”, i cili i lejonte përdoruesit të kthenin pajisjen e tyre në të papërdorshme nëse ora dhe data do të ktheheshin në një datë specifike, por kjo vazhdon të jetë e mundur vetëm nëse ju nuk e keni firmware-n më të fundit.
Pa dyshim, kjo mund t’ju duhet si një deja-vu, duke qenë se Apple e rregulloi këtë problem dhe i ndaloi njerëzit nga prishja e iPajisjeve të tyre, por kjo çështje është paksa e komplikuar, sipas Krebs on Security.
Sipas kërkuesve në fushën e sigurisë Patrick Kelly dhe Matt Harrigan, një e metë si në mënyrën që pajisjet e Apple vazhdimisht kontrollojnë serverat e Rrjetit të Protokollit të Kohës e lejon në konfigurim dashakeqës të një rrjeti Wi-Fi të prishë pajisjen tuaj.
Ju mund të jeni duke menduar, “epo, përse do të lidhesha unë me një rrjet Wi-Fi keqdashës? Ky nuk është problemi im” por ju do të gaboheshit.
Duke qenë se pajisjet lidhen automatikisht me çdo rrejt Wi-Fi i cili ka të njëjtin emër, ju kurrë nuk do ta kuptonit madje edhe kur të jetë shumë vonë, shpjegon Krebs.
“Për shembull, nëse ju do të donit të përdornit shërbimin falas të Wi-Fi në një x Bar-Kafe, ju do t’ju duhet të lidheni me rrjetin që quhet “x bar kafe”. Por menjëherë pasi ju ta keni bërë këtë, ju nuk do t’ju duhet të lidheni më manualisht me një rrjet Wi-Fi të quajtur “x bar kafe”. Kur të uleni herën tjetër në kafe, ju thjeshtë nxirrni iPajisjen tuaj dhe ajo do të lidhet automatikisht.
Nga perspektivën e një hakeri, kjo është një mundësi e artë? Pse? Atij i duhet thjeshtë të vendosë emrin e një rrjeti të hapur “x bar kafe” në një vend ku mblidhen shumë përdorues kompjuterash. Duke përdorur pajisje të specializuara për të amplifikuar sinjalin e rrjetit Wi-Fi të tij, ai mund të detyrojë shumë përdorues të lidhen me rrjetin e tij hotspot keqdashës “x bar kafe”. Që nga aty, ai mund të tentojë të inspektojë, modifikojë apo ridirektojë çdo iPajisje që është lidhur pa dashur me rrjetin e tij.”
Menjëherë sapo të lodhet me këtë rrjet, pajisja është konfiguruar për të marrë përditësimet e Rrjetit të Protokollit të Orës nga një server i kompromentuar, i cili e vendos datën dhe orën më 1 Janar 1970. Ju besoj se e kuptoni vetë se çfarë do të ndodhë më pas.
“iPad-ët të cilët janë dërguar në këtë zonë të mbuluar me këtë rrjet dashakeqës u restar-uan dhe filluan të vetë-shkatërrohen ngadalë. Nuk është ende e qartë se përse mund të ketë ndodhur kjo, por ka një shpjegim të mundshëm: Shumica e aplikacioneve në iPad janë konfiguruar për të përdorur certifikatat e sigurisë të cilat i kriptojnë të dhënat e transmetuara tek dhe nga pajisja juaj. Këto certifikata të kriptuara ndalojnë së funksionuara saktësisht nëse data dhe ora në smartphone është vendosur në një vit kur këto certifikata nuk janë lëshuar.”
Fatmirësisht, ka një mënyrë për ta shmangur këtë problem, thjeshtë përditësoni sistemin e iOS në atë 9.3.1 ose më të ri. Deri sa ta bëni atë, ju do të rrezikoheni nga dikush që do t’ju prishë pajisjen tuaj, sado e pamundur t’ju duket.