fbpx

Facebook lançon një buton të dedikuar për ndarjen e teksteve në News Feed

Tek konferenca e zhvilluesve F8, mbajtur ditën e djeshme në San Francisco, Facebook prezantoj një mënyrë për përdoruesit për të ndarë një tekst (citim) në Ueb direkt në News Feed.

Për të marrë këtë funksionalitet, zhvilluesve do ju duhet të shtojnë këtë plugin tek uebsajti i tyre. Nga këtu, në momentin që njerëzit selektojnë tekstin, ata mund të klikojnë butonin “Share Quote” duke sjell kështu një vështrim paraprak të postimit së bashku me linkun e artikullit. Si opsion keni dhe mundësinë për shtuar një koment sipër, nëse dëshironi.

Teknologjia është disi e ngjashme me atë të Oneshot, aplikacioni i iOS për ndarjen e teksteve screenshot në Twitter. Por e gjitha çfarë ju merrni duke përdorur këtë funksionalitet në OneShot është thjesht një imazh.

“Ndarja e citateve do mbështet nga iOS, Android dhe mobile/desktop ueb”, shkroi në një blog post inxhinieri i Facebook software Ming Li . “Ne gjithashtu ofrojmë një buton për të ndarë sa më lehtë citate nga faqe të ndryshme interneti.”