Facebook lejon zhvilluesit të shtojnë butonin Save në çdo website
Facebook njoftoj dje se për herë të parë po bën që butonin “Save to Facebook” i cili shërben për të shtuar përmbajtje në listën e gjërave për tu parë/lexuar më vonë, tashmë po e zgjeron përdorimin e tij në faqet e ndryshme web.
Facebook prezantoj Save button në vitin 2014, dhe ka grumbulluar më shumë se 250 milionë përdorues çdo muaj. Tani Facebook po mundohet të sjell këtë funksion dhe tek zhvilluesit për ta shtuar atë në faqet e tyre, e cila mund të bëhet më e vlefshme për njerëzit dhe të përdoret edhe më gjerë.
Lajmi duhet të jetë i rëndësishëm për përdoruesit fillestar të Pocket, i njohur më parë si Read It Later. Në Shkurt Pocket kishte më shumë se 22 milionë përdorues, me fjalë të tjera, më pak se 1/10 e përdoruesve të butonit Save në facebook. Pocket ka gjithashtu dhe një shtojcë për shletuesit.
Facebook aktualisht nuk ka, zhvilluesve do t’u që në mënyrë vullnetare të vendosin butonin Save në faqet e tyre.
Facebook u shpreh se “Në disa raste të rëndësishme, ne ju kujtojmë njerëzve në lidhje me gjërat e tyre të ruajtura, psh. kur një produkt shkon në shitje, ose në qoftë se ata kanë ruajtur një artikull që nuk e kanë lexuar ende”, shkroi në një blog post inxhinieri i Facebook softuer Ming Li.