Facebook Messenger me sa duket do të sjell chatbots

Jemi të sigurt se disa prej jush mund të kenë biseduar me një chatbot më parë në internet. Një chatbot, për ata që nuk e dinë, në thelb është një robot i cili supozohet të simuloj një bisedë që ju mund të keni me një person të vërtetë. Ky mjet është përdorur për qëllime humoristike, por gjithashtu është përdorur dhe për pyetje të thjeshta të cilat mund të zgjidhen pa praninë e një personi të vërtetë.

Gjbiteam raporton se përditësimi i fundit i Facebook Messenger ka zbuluar se kompania mund të jetë duke implementuar idenë e chatbots. Siç mund ta shikoni në imazhin e mësipërm, ekziston një kategori e re në aplikacion i quajtur “Bots and Businesses”, ku para këtij përditësimi, thoshte vetëm “Businesses”.

Çfarë do të thotë kjo? Në thelb kjo tingëllon sikur Facebook dëshiron të prezantoj këtë karakteristikë tek Messenger për të lejuar kompanitë të krijojnë chatbots në të cilin përdoruesit mund të bisedojnë me të për të kërkuar ndihmë.