Xiaomi zbulon Redmi 3X, pajisja kushton $136
Xiaomi ka prezantuar disa pajisje këtë vit. Kjo kompani me bazë në Kinë ka zbuluar jo vetëm një numër smartphone-sh, por disa pajisje të tjera të zgjuara, gjithashtu. Smartphone-ët Xiaomi Mi 5, Mi Max, Redmi 3, Redmi Note 3 dhe Redmi 3S u prezantuan të gjithë këtë vit, për të mos përmendur që Xiaomi gjithashtu zbuloi Mi Band 2, dhe Mi Drone. Smartphone-i i lartpërmendur, Redmi 3S, u prezantua dje, dhe Xiaomi tani sjell një tjetër smartphone, Redmi 3X.
Redmi 3X në fakt është mjaft i ngjashëm me Redmi 3S, por ka disa dallime. Para së gjithash, vlen të përmendet se Redmi 3X është ekskluzivitet vetëm për China Unicom, të paktën tani për tani. Ky smartphone vjen me një ekran 5-inch (1280 x 720), së bashku me 2GB RAM LPDDR3 dhe 32GB hapësirë, e zgjerueshme deri në 128GB nëpërmjet një karte microSD. Pajisja fuqizohet nga një proçesor 64-bit Snapdragon 430 SoC octa-core, së bashku me një GPU Adreno 505. Kamera 13-megapixel gjendet në pjesën e pasme të këtij telefoni, kurse ajo 5-megapixel në pjesën para të tij. Bateria 4,100mAh është gjithashtu pjesë e kësaj pakete, dhe nuk është e lëvizshme. Pajisja sjell gjithashtu dhe një skaner gjurmësh gishtatsh, e cila ndodhet në pjesën e pasme të saj.
Pra, siç mund ta shihni, ndryshe nga Redmi 3S, ky smartphone vjen në 1 variant të vetëm, 3GB RAM + 32GB. Redmi 3X është pak më i rëndë se Redmi 3S, peshon 146 gram. Redmi 3X do të kushtojë 899 juan ($ 136), dhe vjen në ngjyrat argjend dhe ar. Njësoj si Redmi 3S, edhe ky vjen me 3 butona poshtë ekrani.