Yahoo riemërohet ‘Altaba’ pasi CEO e kompanisë dha dorëheqjen

Dhe ja ku vjen fundi i një epoke: Yahoo-ja të cilën e njohim të gjithë, tanimë nuk ekziston më.

Pasi të gjithë e dinim se shumica dërrmuese e aksioneve të kompanisë do i shitej Verizon, me një çmim prej 4,8 miliard dollarësh, sot u deklarua se pjesa e mbetur e kompanisë do të riemërohet në ‘Altaba’.

Altaba. Me emrin nuk janë treguar shumë kreativë, sepse ngjan si emri i ndonjë shtojce të Alibaba-s për Chrome. Megjithëse kjo e fundit ka tashmë në pronësi 15% të Yahoo, ndërsa 35,5% të mbeturat i takojnë Yahoo Japan. Por që tani e tutje Altaba do të operojë si një kompani investimesh.

Sipas dokumentit zyrtar, të gjithë anëtarët e bordit drejtues të Yahoo, përfshirë këtu edhe shefen Ekzekutive Marissa Mayer, do të japin dorëheqjen.

Megjithëse asgjë nuk e privon Mayer nga ushtrimi i një roli në kompaninë e re, asgjë nuk është bërë e ditur për momentin.

 

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.