10 vjet iPhone: evolucioni i smartfonit të Apple me foto
CEO i Apple Steve Jobs e nisi të gjithë këtë në vitin 2007, por që nga ajo kohë iPhone ka ndryshuar në përmasa, forma, aftësi e karakteristika, nga aplikacionet, Siri, ekranet retina, rezistenca ndaj ujit e deri tek heqja e portës së kufjeve. Ja se si ka evoluar iPhone gjatë këtyre 10 viteve të fundit.
2007
Shefi ekzekutiv i Apple Steve Jobs duke prezantuar iPhone-in i cili nisi gjithçka, dhe nuk kishte as App Store, as lidhje 3G e as komandën copy-paste.
2008
Apple erdhi në një hap me të gjithë botën për sa i përket lidhjes, dhe shtoi 3G-në tek iPhone. Me iPhone 3G u lançua edhe App Store, i cili ishte i disponueshëm në ngjyrat e zezë dhe e bardhë, por përsëri nuk e kishte funksionin copy-paste.
2009
Varianti i parë i ‘S’-ve, iPhone 3GS ishte një iPhone 3G shumë më i shpejtë i cili më në fund e kishte funksionin copy-paste. Atëherë edhe lojërat ishin një sukses i App Store.
2010
iPhone 4 u riorganizua dukshëm, duke sjellë bandat e antenës në pjesën e jashtme të tij, një kamera shumë të përmirësuar, një kamera për ‘selfie’ dhe një dizajn ‘katror’ i cili mbijetoi deri në vitin 2014. Por ishte ekrani retina 3.5 inç me dendësi të madhe ajo që bëri më shumë bujë, e cila i dha detaj çdo pikseli në krahasim me versionet e mëparshëm të iPhone dhe na dërgoi në një epokë të re të teknologjisë së ekraneve.
2011
iPhone 4S ishte një iPhone 4 me bandat e antenave të ridizenjuara, por ishte më i shpejtë dhe pati një karakteristikë të re revolucionare: Siri. Apple e prezantoi botën e smartfonëve me asistentët vokalë AI.
2012
Nga konkurrenca e Samsung dhe HTC për një smartfon më të madh, Apple e zmadhoi për herë të parë ekranin e iPhone me iPhone 5 4-inç. Në atë kohë u prezantua ‘Lightning Connector’, duke e lënë mënjanë kështu lidhësin ‘dock’ për një më të vogël i cili mund të vendosej në të dyja anët.
2013
iPhone 5S ishte një iPhone 5 më i shpejtë, por diçka shumë të rëndësishme: skanuesin e shenjave të gishtave Touch ID. I fshehur nën butonin Home, Touch ID mundësoi një zhbllokim më të thjeshtë të pajisjes, duke e bërë sensorin esencial në botën e smartfonëve.
Lançimi i iPhone 5S u shoqërua dhe me një iPhone tjetër të ri për herë të parë në historinë e Apple: iPhone 5C. Ishte praktikisht një iPhone 5 i vendosur në një kasë plastike me ngjyra të ndryshme i cili do të shitej në vend të iPhone 5 si një alternativë më e lirë e iPhone 5S.
2014
iPhone 6 shënoi ndryshimin më të madh të dizajnit në historinë e iPhone, duke ndryshuar edhe dizajnin edhe përmasat. Ai kishte një ekran 4,7-inç dhe një trup të gjithin prej metali. U shitën menjëherë si byrekë të sapodalë nag furra.
Mos tha gjë ndokush phablet? iPhone 6 Plus i Apple i prezantoi përdoruesit e iOS me smartfonët gjigantë me një ekran 5,5-inç, dizajn të njëjtë si iPhone 6 dhe një kamera me stabilizim optik.
2015
Për të vijuar variantet ‘S’ me iPhone 6S ishte mjaft e lehtë, por gjithashtu u prezantua edhe një ekran i ndjeshëm ndaj shtypjes me 3D Touch, një Taptic Engine mbresëlënëse dhe u shtua edhe ngjyra rozë në të artë.
Edhe iPhone 6S Plus i madh pati një përmirësim të parametrave, dhe u shndërrua në një kampion baterie për përdoruesit e iOS.
2016
Apple bëri diçka të jashtëzakonshme në vitin 2016. Përveç prezantimit të mëvonshëm të iPhone 7, në Mars nxori në treg një version të përmirësuar të iPhone 5S të quajtur iPhone SE, i cili kishte një ekran 4-inç dhe trupin e 5S, Touch ID-në e iPhone 6, dhe procesorin e kamerën e iPhone 6S.
iPhone 7 do të njihet përgjithmonë si ai i cili vrau portën e kufjeve. Në vend të saj, përdoruesit janë të detyruar të përdorin një adaptor në mënyrë që të përdorin kufjet e tjera në iPhone. Por ishte gjithashtu edhe iPhone-i i parë rezistent ndaj ujit i cili kishte edhe me një kamera shumë më të mirë.
Njëlloj si paraardhësit e tij, iPhone 7 Plus ishte gati i njëjtë me iPhone 6 Plus të 2014-ës në pamje të parë, por kishte një kamera të dalë në pjesën e prapme.Dy kamerat e përparme mundësuan një zoom optik 2 herë më të madh dhe mjaft karakteristika të tjera interesante.