Verizon ose Google mund të jenë pronarët e ardhshëm të Yahoo

Sipas një raporti nga Bloomberg, Yahoo ka shumë kompani me potencial të lartë të interesuar në biznesin bërthamë të saj. Pas presionit nga aksionerët, dhe dështimin e tentativës për kthesë të shefes ekzekutive Marissa Mayer, Yahoo ka nxjerrë në shitje biznesin e saj bërthamë dhe ka vendosur datën 11 Prill si afatin e fundit për kandidaturat e ankandit.

Duke qenë se Microsoft, Comcast dhe AT&T e kanë braktisur të gjitha kandidimin, duket qartë se Verizon dhe Google janë favoritët për të marrë pronësinë e kësaj prone interneti, edhe pse Google nuk ka deklaruar se do të dorëzojë ndonjë ofertë, por thjeshtë se po e “konsideron” atë.

Google ka thënë se është më shumë e interesuar në biznesin bërthamë të Yahoo, ndërsa Verizon ka shprehur interes edhe për Yahoo Japan gjithashtu.

Raporti paraqet gjithashtu një plan të Verizon për të “rrëzuar” Mayer si shefe të kompanisë dhe të vendosë aty shefin ekzekutiv të AOL Tim Armstrong, së bashku me ndihmën e zëvendës presidentes së kompanisë Marni Walden për ta ndihmuar atë në menaxhimin e kompanisë.

Sigurisht, ka shumë mundësi që pronarët e rinj të Yahoo mos të jenë asnjë prej këtyre kompanive, duke qenë se Time Inc. po vendos për një kandidaturë ndërkohë që firma private të tjera si Bain dhe TPG po planifikojnë të futen në valle.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.