16 emoji-t më të padobishëm dhe si t’i ktheni ato në të dobishëm

Ndërkohë që disa emoji janë jashtëzakonisht shumë të njohur (si ajo “Fytyra me lotë gëzimi” e cila u shpall fjala e vitit nga Fjalori i Oxford-it), disa të tjerë janë totalisht kot.

Deri më tani.

Tani do t’ju tregojmë një listë se si të kontekstualizoni (dhe seksualizoni) çfarë të tjerët mund të mendojnë se janë emoji-t më të pavlerë në botë.

Qesja

pouch emoji

Shikojeni mirë këtë çantë të mërzitshme. Ky emoji mund të përfaqësojë atë qesen kafe klasike të drekës. Emoji i qeses simbolizon kohën më të shenjtë të ditës, pushimin e drekës. Tani gjithçka që ju duhet të bëni është të dërgoni këtë simbol tek kolegët tuaj dhe të takoheni me ta në pushimin e drekës.

Emoji i Kontrollit të Pasaportave

passport-control emoji

Agjenti i doganave i kontrollon pasaportat tuaja, njësoj siç unë ju kontrolloj…ju. Dërgojani këtë emoji fiksimit tuaj. Lërini ata të dinë se ju po i kontrolloni ata njësoj siç kontrollohen faqet e pasaportave faqe për faqe nga duar të huaja.

Fytyra e Dragoit

dragon-face emoji

A jam unë i vetmi person me shikim të dobët i cili mendon se kjo kokë dragoi është vendosur në një pjatë darke? Më parë, e shikoja atë si një shenjë hakmarrjeje. Tani që e di se është qëndrim i lirë, mendoj se qëllimi i tij kryesor është që të pyesësh shokun tënd më të lodhur, “përse je një dragua?” Si në, “zvarritje.” Dikur kjo shprehje ishte shumë “mainstream”, prisni tani që të merrni një mesazh me simbol të tillë nga mamaja juaj tani.

Gështenja

chestnut emoji

Në shikim të parë, ky emoji duket komplet i padobishëm, vetëm nëse ju po flisni për pjekje gështenjash në zjarr. Por shikojeni me vëmendje, a nuk duket si testikul i rruar?

Fytyra fryrëse

wind-blowing-face emoji

Ky emoji në dukje i panevojshëm do të jetë i parapëlqyeri juaj sepse në fakt ka shumë përdorime. Ajo po thotë një sekret. Ajo po pështyn ujë në fytyrën tënde. Ajo po fishkëllen. Ajo po thith dhe shfryn tymin. Më duhet ta pranoj, ky simbol është i nënvlerësuar.

Lambiku

alembic emoji

Me që ra fjala, çfarë është një lambik? Shumica e përdoruesve të emoji-ve nuk janë shkencëtarë, sepse shkencëtarët janë mjaftueshëm të zgjuar për të përdorur fjalët në vend të figurave të vogla kur shkruajnë. Kjo nuk do të thotë se ne populli jo-shkencëtar nuk mund t’i gjejmë një përdorim kësaj…gjëje.
Ky emoji i vogël mund të përdoret shumë mirë si një simbol për nargjilen. Ka ujin dhe tubin. Gjithçka që i duhet është simboli i barit jeshil për ta kompletuar. Dhe ndezja. Ose diçka tjetër. Nuk e di. Nuk merrem me drogë.

Disketa

floppy-disk emoji

Të gjithë ata të cilët kanë lindur pas vitit 1999 ka shumë mundësi të mos kenë parë kurrë një disketë. Dhe ja ku e kemi atë në librarinë e emoji-ve. Megjithatë, ne përsëri mund t’i gjejmë një përdorim për të. Termi “Floppy Disk” tingëllon shumë e ngjashme me “floppy dick”. Sigurisht, përdorimi i këtij termi përdoret kur keni përpjekje në dhomën e gjumit, ose kur sext-et e partnerit/es tuaj nuk po bëjnë punë.

Mjegulla

foggy emoji

Kjo në fakt mund të jetë emoji më kot. Duket si një fotografi e dështuar e cila është gjeneruar kompjuterisht për ju. Megjithatë, është e dobishme në dy mënyra. Së pari, simbolizon një tru të mjegullt. Kur nuk keni se me çfarë të përgjigjeni, thjeshtë dërgoni një emoji mjegulle. Ju jeni i/e lodhur! Ata do ta kuptojnë, mbase. Kuptimi i dytë i tij është për t’i lënë të tjerëve të kuptojnë se ju do të donit që ata të zhdukeshin, njësoj si ura në këtë foto.

Laku Kaçurrel i Dyfishtë

double-curly-loop emoji

E keni vënë re ndonjëherë këtë emoji? Ndërkohë që duket e parrezikshme, ky lak kaçurrel i dyfishtë mund të përdoret si një shenjë për gjoksin. Dy rrathë, deri diku kanë lidhje. Pse jo? Në fund të fundit, anatomia e femrës meriton versionin e saj të emojit të patëllxhanit.

Pjepri

melon emoji

Ky është një tjetër emoji i cili mund të jetë në ekuivalencë të anatomisë femërore me emojin e patëllxhanit për meshkujt. Disa meshkujt e quajnë gjoksin “pjepër”. Në fund të fundit, pjepri nuk ka ndonjë përdorim tjetër, përveçse të jenë pjesa më e keqe e një sallate frutash.

Tortë Peshku me Dizajn Shtjelle

fish-cake-with-swirl-design emoji

Kjo shtjella ngjason fiks si një fetus. Kjo emoji është për mamatë të cilat presin një bebe dhe duan të shokojnë familjarët në formën e emoji-ve. Urime për beben tuaj!

Dryni me Stilograf

lock-with-ink-pen emoji

Përse ekziston kjo? Nuk ia kam idenë. Por mund të konsiderohet si një simbol shumë romantik nëse dërgohet me kontekstin e duhur. Çiftet e shëndetshëm janë si drynat dhe stilografët. Nuk ia kanë nevojën njëri-tjetrit por mund të shkojnë shumë mirë bashkë. Dërgojani këtë dikujt që ju duket e përshtatshme.

Faqja me kthesë

page-with-curl emojiKy eoji nuk është tamam për faqen, por për mesazhin. Është një thënie frymëzuese e Jack Kerouac e cila është përdorur në një fushatë të vjetër të Apple. Ju duhet t’ia dërgoni këtë personit më të veçantë në jetën tuaj për të stimuluar vetë-besimin e tyre. Por sigurohuni që personi në fjalë të ketë një lupë, në mënyrë që të lexojë atë çka shkruhet në këtë emoji të vockël.

Njeriu i veshur me kostum i cili ngrihet

man-in-business-suit-levitating emoji

Hija e bën këtë njeri i cili ngrihet në ajër të duket sikur ai po bie në një gropë. Përdorimi i këtij emoi është për t’u thënë njerëzve që ju jeni në një gropë, ose në punë. Veçanërisht në punë. Në një kapele të zezë. Ju keni nevojë për një ditë pushim.

Devetë

camels emoji

Të dyja këtë deve baktriane dhe me gungë përfaqësojnë diçka. Pse? Sepse ndërkohë që duket e panevojshme për të patur një emoji me dy deve shumë të ngjashme, ato kanë përdorim komplet ndryshe. Deveja me një gungë, përfaqëson më së miri mesin e javës. Deveja me dy gunga, është qartësisht një simbol seksi. Një gungë për mesin e javës, dy gunga për pak qejf në mesin e javës.

Texting (sexting) të mbarë!

(Burimi: Mashable.com)

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.