fbpx

Gmail, do të mbështesë llogaritë e Microsoft Exchange në çdo pajisje Android

Më në fund, Google është duke sjellë mbështetje për llogaritë e Microsoft Exchange në aplikacionin e tij Gmail për Android.

Përditësimi do të lejojë më shumë përdorues ndërmarrjesh të aksesojnë adresën e tyre të punës në mënyrë të sigurt përmes aplikacionit shumë të përdorur të Google. Ky funksion ka qenë në dispozicion deri më tani vetëm në pajisjet Nexus, por aktualisht po vjen tek të gjitha pajisjet Android.

Nuk është e qartë nëse mbështetja Exchange do të vijë edhe në aplikacionin iOS në të njëjtën kohë.