Përditësimi i Cortana për iOS ju lejon tani të lançoni aplikacione me anë të zërit tuaj

Microsoft sot ka përditësuar Cortana për iOS me disa përmirësime. Me këtë përditësim, përdoruesit tani kanë aftësinë të lançojnë apliakcione me anë të zërit të tyre. Më poshtë po ju sjellim ndryshimet që kanë ndodhur në versionin e ri.

Çfarë ka të re në versionin 1.5.5:

  1. Aftësia për të lançuar disa aplikacione të njohur me zërin tuaj
  2. Një kryefaqe e përmirësuar sa i përket experiencës së ngarkimit

Cortana është asistenti digjital personal i Microsoft i cili ju ndihmon që të kryeni shumë gjëra duke lënë kompjuterin dhe iPhone-in tuaj të punojnë së bashku. Axhenda juaj, interesat tuaja, njerëzit tuaj, alarmet tuaja, Cortana sigurohet që të gjitha këto gjëra të jenë në dizpozicion në çdo moment që ju keni nevojë.

Aplikacionin mund t’a përditësoni direkt nga App Store.