4 mënyra se si të përshpejtoni kompjuterin tuaj me Windows 10

win10

Sistemi më i ri i operimit nga Microsoft përmirësohet dita-ditës, dhe nëse e keni përditësuar, nuk keni dyshime se po mendoni si të merrni më të mirën e mundshme prej tij. Këto këshilla duhet t’ju ndihmojnë ju që të përmirësoni performancën në kompjuterin tuaj duke pastruar “rrëmujat” për të cilat nuk keni aspak nevojë. Ja ku janë katër gjëra që duhet të bëni, për t’a përshpejtuar kompjuterin tuaj me Windows 10:

1. Ndaloni nisjen e programeve të cilat fillojnë menjëherë me ndezjen e kompjuterit.

task manager win 10

Windows-i lançon disa programe me ndezjen e tij, në mënyrë që të jenë në gatishmëri kur t’ju nevojiten. Por problemi është se ato në fakt do e ngadalësojnë kompjuterin tuaj. Ju mund t’i ndaloni disa nga këto programe që të lançohen thjeshtë duke naviguar në disa dosje dhe rregullime.

Hapni kartelën “Startup” tek Task Manager (Ctrl+Shift+Esc) ose përdorni mjetin zyrtar (dhe falas) të Windows që të shihni programet të cilat janë lançuar së bashku me Sistemin e Operimit. Që aty, ju mund të çaktivizoni çfarëdolloj programi që nuk ju duhet. Nëse ka ndonjë pjesë për të cilën nuk jeni të sigurtë, thjeshtë lëreni në anën e “Kujdesit“.

2. Hiqini programet të cilat nuk ju nevojiten.

win 10 uninstall

Programet të cilat ju nuk i përdorni nuk është se e dëmtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë kompjuterin tuaj, por ato marrin një hapësirë të konsiderueshme të memorjes, dhe mund t’a sforcojnë funksionimin e Windows-it në kompjuterin tuaj. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë gabime të papritura dhe çështje mospërputhjesh me mjetet dhe programet e tjera.

Shkruani “uninstall” në kutizën e kërkimeve të taskbar dhe zgjidhni “Change or remove a program” që të shihni të gjitha programet e instaluara në kompjuterin tuaj aktualisht. Për të parë se kush “ka zënë pluhur” në muajt e fundit, klikoni ikonën “relevant” dhe zgjidhni “Uninstall“, më pas ndiqni instruksionet në ekranin tuaj për t’a përfunduar këtë proces.

3. Çaktivizoni programet që punojnë ndërkohë.

Privacy and Background apps

Microsoft është një fans i madh i programve të tij, dhe kjo është arsyeja që ai i lejon ato që të punojnë ndërkohë edhe kur ju nuk i keni lançuar ato. Kjo do të thotë që ju mund t’i aksesoni karakteristikat e tyre më shpejt, por është një humbje e resurseve të sistemit tuaj nëse ju nuk i përdorni këto programe rregullisht.

Për t’i modifikuar programet të cilat punojnë ndërkohë, shoni tek menuja Start, klikoni Settings dhe më pas klikoni Privacy and Background apps. Nga këtu, ju mund t’i fikni programet që nuk keni nevojë të punojnë gjatë gjothë kohës. Sigurisht, ju mund t’i ndizni përsëri manualisht nëse ju nevojiten ato.

4. Pastroni diskun e memorjes.

Memoru disc

Pastruesi i diskut nga Microsoft i ka mbijetuar të gjitha përditësimeve të fundit të Windows, dhe është akoma një mjet shumë i dobishëm për të pastruar të dhënat e përkohshme dhe skedarët e panevojshëm që zënë hapësirë në hard drive-in tuaj. Akoma më mirë, tanimë është më shumë automatik dhe i lehtë për të naviguar.

Klikoni me të djathtën në çdo driveFile Explorer, më pas zgjidhni Properties and Disk Cleanup (në kartelën General) për të gjetur programin. Ka si shënjestër skedarët, duke përfshirë edhe ato të panevojshme të sistemit, atë të përkohshme të internetit dhe më shumë. Ju mund të rishikoni gjetjet para se të klikoni butonin OK për të konfirmuar fshirjen.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.