HTC thotë që kamera e One M10 do të jetë spektakolare
Gjatë viteve të fundit, HTC është munduar shumë të sjell një kamer të shkëlqyer në flagship-in e tyre. Gjithmonë ka qenë një kamer e mirë, por aspak afër sa i përket kualitetit në krahasim me konkurrentët e tjerë si Samsung. Megjithatë, HTC thotë se këtë vit gjërat do të jenë ndryshe.
HTC theksoj se kamera në One M10 do të jetë shumë më e përmirësuar se ajo e viteve të kaluara dhe do të jetë mjaft konkurrues.
Chia Lin Chang, zyrtari më i lartë financiar tek HTC, tha:
Ne me besim mund të themi se HTC do të ketë një kamer tepër, tepër bindëse. Po bëjmë këtë koment, pasi ne kemi parë se çfarë po ndodh në treg.
Megjithatë, ata nuk dhanë detaje të tjera në lidhje me kameran. Gjithashtu, ju kujtojmë se HTC për çdo vit ka thënë që kamera e tyre do të jetë e mahnitshme, kështu që shpresojmë se këtë herë të jetë e vërtetë.
Nuk kemi dëgjuar shumë në lidhje me kameran e HTC One M10 më parë. Por kemi parë tashmë se çfarë dy kompanitë kundërshtare të HTC-së, LG dhe Samsung kanë sjell me anë të flagship-ve të tyre, të cilët u prezantuan tek KBM 2016 që u mbajt në Barcelonë.
Megjithatë, në qoftë se rrjedhjet që kemi parë deri tani janë të vërteta, HTC One M10 do të sjell një ekran 5.2-inç Quad HD (2560 × 1440) AMOLED, proçesor Qualcomm Snapdragon 820 me 4GB RAM, një GPU Adreno 530, dhe 32GB memorie të brendshme. Gjbiteam.com raporton se për shkrepjen e fotografive dhe inçizimin e videove, HTC do të shfrytëzojë një kamer 12MP në pjesën e pasme dhe një kamer 5MP në pjesën e përparme të pajisjes. A mendoni se duke përdorur një kamer 12MP ashtu si të Samsung këtë vit, One M10 do t’a mundë S7-ën?