Acer prezanton Liquid Jade Primo

Një smartfon me Windows 10 sapo është prezantuar dhe nuk ka mbrapa emrin Microsoft apo Lumia. Bëhet fjalë për Acer Jade Primo, dhe mbërritja e tij nuk është një shok. Telefoni u përmend më parë në Shtator, por në atë kohë nuk u shfaq një model i cili funksiononte. Tani, Jade Primo është prezantuar duke na dhënë një çmim dhe datën se kur do të lançohet, plus një listë të plotë të karakteristikave me të cilat ai vjen.

Ajo çfarë është më interesante këtu është se Jade Primo ofron të gjithë harduerin e nevojshëm për të mbështetur plotësisht Windows 10 Continuum, duke ju dhënë kështu eskperiencën e një kompjuteri në lëvizje. Acer ka premtuar se aksesorët kyçe do të shiten bashkë me Jade Primo, në një paketë, por nuk e ka konfirmuar cilët do të jenë ato në kohën e shkrimit të këtij artikulli.

I pajisur me një ekran të madh, 5.5-inch 1080p AMOLED, Jade Primo fuqizohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 808, 3GB RAM, dhe ka një sistem të veçantë ftohje për të ndihmuar që çdo gjë të funksionoj në temperaturë optimale. Ka dy kamera në bord, një në pjesën e pasme e cila është 21-megapixel, dhe një tjetër para, 8-megapixel si dhe 32GB hapësirë.

Acer ka bërë një përpjekje me dizajnin dhe ndjesinë tek Jade Primo, gjithashtu. Trupi ka një teksture, si flokë të krehur hollë dhe ekrani është i mbuluar me Gorilla Glass me një trashësi 2.5, plus dhe një antenë e zgjuar është integruar në trup për të siguruar që telefoni të jetë aq i hollë sa të jetë e mundur. Përveç Continuum, Acer ka paketuar disa karakteristika sigurie të gradës Enterprise, për të ndihmuar që të kap interesin e llojeve të bizneseve.

Acer thotë se do të vazhdoj shitjet e Jade Primo në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikë gjatë muajit shkurt, ku do të kushtojë 570 euro, apo rreth 620 $. Ky është një çmim fillestar, që do të thotë, se paketa me aksesorë të tjerë thelbësore për Continuum do të kushtojë më shumë.