Tableti 8-inch i Acer, HD Iconia One 8 do kushtoj vetëm $100

Tabletët për fëmijët dhe familjet janë duke u bërë gjithnjë e më popullor, sidomos kur ata kanë një çmim të ulët. Amazon Fire Kids Edition dhe LeapFrog Epic filluan trendin. Acer tani i është bashkuar këtij trendi me Iconia One 8, i cili ndryshon nga modelet e të tjera në disa mënyra, një prej tyre është se nuk ka një trup shumë të fortë. Por gjithësesi ende vjen me përfitimet e një softueri të mire organizuar për fëmijë dhe një çmim të volitshëm prej vetëm 100 $.

Ka një ekran me pëmasa 8-inç me një rezolucion 720p, duke e bërë atë më të madh dhe më të lartë në rezolucion se konkurrentët. Vjen i instaluar me Android 5.1, së bashku me Qendrën e Fëmijëve të Acer, një ndërfaqe përdoruesit e dienjuar për të vegjëlit, e kompletuar me përmbajtje për fëmijë. Acer ka shtuar një sërë kontrollesh prindërore, një afat kohor ditor, dhe aplikacione në ofertë përfshi lojërat, librat, dhe faqet e internetit të para-skanuara.

Një procesor quad-core Mediatek dhe 1GB RAM fuqizojnë Iconia One 8, dy kamera në bord, gjithashtu, një 5-megapixel në anën e pasme, dhe një 2-megapixel kamera në pjesën e përparme. Bateria është e mirë dhe zgjat rreth 9 orë përdorim, 16GB memorie të brendshme, plus një slot microSD me mbështetje për kartat deri në 128GB në madhësi. Gjithashtu mund të zgjedhni nëse dëshironi një cover të bardhë ose blu mbrapa.

Iconia One 8 do të dalë në shitje në SHBA, në muajin shkurt për $ 100, kurse në Europe, Lindjen e Mesme, dhe Afrikë pritet të ndodh pak më parë. Megjithatë, kostoja do të jetë më e lartë, tek 130 euro.