Acer prezanton laptopin për lojra Predator 21 X

Predator 21 X është një laptop që vjen me një ekran të lakuar 21 inç, i cili është i pari i këtij lloji. Nëse jeni të interesuar, Predator 21 X do të kushtojë $8999. Detajet e plota mund t’i shihni më poshtë.

Ashtu siç e përmendëm dhe më lart, Predator 21 X ofron një ekran të lakuar 21 inç me Nvidia G-Sync. Laptopi fuqizohet nga një procesor Intel Core i7-7820HK së bashku me 64GB RAM DDR4-2400, 2TB Hard Drive, dhe mbi 4 512GB SSD. Ka dy karta grafike të dedikuara NVIDIA GeForce GTX 1080, të cilat do ju ofrojnë një eksperiencë të qetë. Gjthashtu sjell dhe një sistem të avancuar ftohje me 5 flutura (fan) dhe nëntë tuba nxhetësie. Për të luajtur, ju do gjeni një tastierë mekanike me drita të cilat mbështesin 16.7 milion opsione ngjyrash. Ngjyrat mund të përshtaten sipas shijeve tuaja me anë të softuerit i cili vjen i para-instaluar.

Në fund, laptopi punon me Windows 10 dhe vjen me Xsplit Gamecaster i cili është një softuer për regjistrimin, editimin dhe transmetimin e videove në YouTube ose Twitch.

Acer Predator 21 X nuk mund të imagjinohet se do ketë një çmim të rregullt pasi ju do merrni dy karta grafike të çmendura Nvidia GTX 1080, kështu që laptopi do kushtojë $8999 dhe mund ta blini diku nga Shkurti.