Përshëndetje përsëri! – Një tjetër Apple Special Event më 27 Tetor

Kanë kaluar vetëm 6 javë nga Eventi Special i Apple ku u prezantuan seria e dytë e orës inteligjente të Apple ‘Apple Watch 2‘, flagship-et iPhone 7 dhe 7 Plus si dhe kufjet wireless ‘AirPods‘, por nuk mbaron me kaq. Kështu si pa pritur, edhe këtë vit Apple ka zyrtarizuar Eventin e saj Special më 27 Tetor, ku do të shohim një rifreskim të linjës MacBook.

Nëse kjo do të rezultojë e vërtetë, eventi do të shënojë rifreskimin e parë të linjës MacBook Pro pas një viti. Në fakt, nëse posedoni një MacBook Pro të 2015-ës, atëherë ju keni një laptop me procesor i cili është dy gjenerata i vjetër, çka është ca i moshuar në lidhje me standardet moderne.

Sipas thashethemeve, thuhet se kjo linjë do të ketë një ndryshim në estetikë, ndryshim ky që i ka munguar që prej vitit 2012. Linja e re mund të karakterizohet nga një shirit OLED sipër tastierës me një ekran dinamik i cili përshtatet në varësi të apliakcionit që po përdorni. Gjithashtu do të ketë edhe një tasiterë dinamike, por disa ndryshime të tjera do të pësojnë edhe portat e USB-ve, shtimi i një porte USB-C, heqja e portës së kufjeve (Apple e paska marrë seriozisht me këtë të fundit), si dhe një përmirësim të ndejshëm të kartës grafike.

macbook-oled-spotify

Por për momentin na duhet të presim konferencën për më shumë detaje, të cilën mund ta ndiqni direkt nga faqja zyrtare e Apple dedikuar konferencës me një pajisje iOS, Mac apo Windows Edge. Në fund të saj, të gjitha zhvillimet do t’i gjeni tek gjbiteam.com.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.