Si të bëni transparent Taskbar-in e Windows 10
Microsoft ka punuar mjaft për ta bërë sa më të bukur ndërfaqen e Windows 10, por dihet që e bukura nuk ka fund. Ndaj, një redditor ka krijuar një program të vogël i cili e bën transparent shiritin e Taskbar-it të Windows 10 si në Imazhin më poshtë:
Ju pëlqen? Atëherë futuni punës dhe aplikojeni këtë edhe në kompjuterin tuaj.
Fillimisht shkarkoni programin nga ky link, hapeni dhe Taskbar-i juaj do të transformohet menjëherë. Gjithashtu krijoni edhe një shortcut të setup-it tek ‘%USERPROFILE%\AppData\Roaming\Microsoft\Windows\Start Menu\Programs\Startup‘ (hapeni vendndodhjen me anë të ‘Run’), në mënyrë që transparenca e Taskbar-it të aplikohet automatikisht sa herë që kompjuteri ndizet.
Programi është shumë i lehtë dhe përdor vetëm ~0.5Mb nga RAM-i juaj dhe një sasi shumë të vogël të procesorit.
Shënim: Duke qenë që programi aplikon ndryshime në ndërfaqen e sistemit, ka mundësi që Windows Defender ta njohë atë si virus, gjë e cila nuk është e vërtetë (këtu mund t’i hidhni një sy kodit të burimit), kështu që çaktivizojeni momentalisht ‘real time scanning’, dhe riaktivizojeni atë menjëherë pas aplikimit të programit.