fbpx

Alcatel tenton të futet në treg me tabletin e saj 2-në-1 me Windows 10

Duket që tableti 2-në-1 Windows PC është shumë joshës për t’i rezistuar. Alcatel, një kompani e mirënjohur për smartphone-ët e saj të lirë, sapo ka veçuar Plus 10-ën e saj sot në KBM 2016. Po, është e vërtetë, Alcatel sapo ka ndërtuar një kompjuter.

Nëse jeni në dijeni të produkteve të mëparshme të Alcatel, Plus 10-a mund të duket pak i ngjashëm, kompania prezantoi tabletin Android Pop 10 me tastierë disa vite më parë. Estetika është ajo që këto dy tablete kanë të përbashkët, Plus 10-a ka një procesor Intel Atom Z8350 katër bërthamësh 1,97GHz, RAM 2GB dhe memorje 32GB.

Si kushërinjtë e tij celularë, Plus 10-a vjen me memorje të zgjerueshme microSD deri në 64GB. Pika më kryesore në këtë tablet është se ai vjen me teknologjinë LTE (4G) e cila është e mbindërtuar në tastierë, dhe ju nuk ju duhet asgjë tjetër veçse karta e duhur SIM.

Tastiera është dyfish e rëndësishme sepse përmban një bateri të dytë të mbindërtuar. Me të dyja bateritë e bashkuara, kapaciteti arrin 8,410 mAh, dhe e mbështet përdorimi ne tabletit për 8 orë rresht. Në anën tjetër, ju do të jeni vërtetë të ngazëllyer që Alcatel ka ndërtuar një PC me plot kuptimin e fjalës, me porta USB, microSD dhe microHDMI. Megjithatë, pasi t’a keni përdorur tabletin për rreth gjysëm ore, nuk do të mund të rrini dot pa u hutuar nga hutuar nga tableti. Po t’a merrni atë si një Windows netbook të gjeneratës së re, atëherë ju do të jeni në udhë të drejtë. Plus 10-a supozohet të dalë në treg në Qershor, por fatmirësisht, etiketa e çmimit e justifikon vlerën e produktit.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.