Xperia XA: Sony vendos dizajnin më të mirë në një smartphone të rangut të ulët
Barcelonë—E Hëna tek KBM ka qenë paksa e pazakontë për Sony-n. Përveç prezantimit të Xperia Ear, një kufje e pajisur me Bluetooth me asistent virtual, së bashku me kamerën 360 gradëshe, dhe një robot projektues me lazer të çuditshëm, prezantoi gjithashtu edhe një set të ri nga gjenerata Xperia, të quajtur Xperia X.
Përveç faktit se Xperia XA, Xperia X, dhe Xperia Performance u lançuan vetëm 6 muaj pas prezantimit të serive Xperia Z5, një shkëndijë për një produkt të ri të Sony-t sapo është lëshuar në KBM 2016, ku Sony ka lançuar një smartphone me dizajn shumë të bukur dhe të fokusuar në buxhetin e tij, të quajtur Xperia XA, por që nuk do të jetë flagship-i i Sony-t.
Përsëri, nëse ju jeni buxhetor dhe keni nevojë për një celular të ri, nuk ka zgjedhje tjetër veç Xperia XA. Ai përbëhet nga një strukturë polikarbonate, dhe një ekran pothuajse 5 inç, i cili ka një pamje të mrekullueshme. I shoqëruar me krye dhe fund simetrik dhe mbishkrimin e lehtë të markës së Sony-t, ka një pamje të vrazhdë. Plus, ekrani qoshe më qosh e bën XA-në më të vogël se sa pajisja juaj tipike 5-inç. Nëse e keni parasysh, është shumë pranë ndjesisë së iPhone 5 të Apple, i cili kishte vetëm një ekran 4 inç. Është gjithashtu shumë i lehtë, vetëm 137 gramë, çka e bën pajisje të pamundimshme për përdorimin e saj me një dorë.
Për shkak se XA-ja qëndron në rangun e ulët të Xperia-s ju ju duhet të bëni disa kompromise për të patur këtë celular. Për fillestarët, ekrani i pajisjes është vetëm 720p. Megjithatë ka ngjyra të shndritshme dhe një imazh të freskët. Unë për vete do të isha i lumtur t’a përdorja, edhe pse për disa është o 1080p o hiç. Edhe për pjesën e brendshme nuk ka shumë për të thënë, e cila përbëhet nga një procesor MediaTek MT6755 SoC i cili ushqehet nga tetë bërthama 64-bitëshe ARM Cortex-A53, bashkangjitur me një RAM 2GB dhe memorje të brendshme 16GB. Ka vend edhe për një kartë memorje për shtimin e saj, një bateri 2300mAh me të cilën Sony pretendon se është e mjaftueshme për një përdorim 2 ditor të pajisjes, dhe një kamera standarte 13 MegaPiksel.
Kjo e fundit, është një përfshirje veçanërisht zhgënjyese duke mos patur asnjë nga karakteristikat e Xperia X dhe Xperformance si kamera e re 23 MP, me autofokus hibrid. Sony e prezantoi produktin duke e fokusuar celularin në një top lëvizës, ku kamera gjurmonte me autofokus trupin i cili lëvizte. Nëse do të funksionojë realisht siç funksiononte këtu në KBM, do t’i bënte shkrepjet e fotove me celular më pak të dhimbshme.
Në pjesën e jashtme, Xperia X dhe Performance janë përpunime të dizajnit të Z5-ës. Në pamje të parë kanë pamjen e një pllake, por qoshet janë rrumbullakosur paksa, çka e bëjnë celularin më të rehatshëm për t’u mbajtur në dorë. Ekranet e tyre 5 inç 1080p kanë një lakim të lehtë përgjatë qosheve gjithashtu, çka e bën prekjen më të lehtë. Edhe më mirë, pjesa e prapme e celularit e cila më parë përbëhej nga xhami, është zëvendësuar nga metali. Është interesant fakti se Sony i ka dhënë celularit kasën metalike të pa shoqëruar me vija antenash, çka i jep celularit një pamje të pastër. Të dy janë të disponueshëm në ngjyra: të artë, të bardhë, rozë dhe të zezë.
Në brendësi, Xperia X përbëhet nga një procesor Snapdragon 650 SoC 6 bërthamësh, dy nag të cilat janë ARM Cortex A72 dhe katër ARM Cortex A53, të shoqëruara me 3GB RAM, një bateri 2620mAh të mjaftueshme për një përdorim dy ditor, dhe memorje 32GB, ose 64GB në versionin me dy karta SIM të X, por pa vend për kartat e memorjes microSD. “Performance”, për të cilin aktualisht është thënë që do të jetë i disponueshëm vetëm në Azi, ushqehet nga Snapdragon 820 i ri, i cili është edhe karakterisikë në flagship-et si në Samsung Galaxy S7 Edge të ri dhe LG G5. Ka një bateri 2700mAh, përdëri e mjaftueshme për përdorim dy ditor, dhe memorje 32GB dhe vend për shtimin e saj me kartat microSD. Fatkeqësisht, “Performance” do të jetë modeli i vetëm rezistent ndaj ujit.
Fakti se “Performance” do të jetë i disponueshëm vetëm në Azi, ngre pyetje se kur seria e Xperia X do të radhiten në listën e produkteve të Sony-t. Të gjithë janë celularë shumë të mirë, dy prej të cilëve kanë një kamera potencialisht të mirë, ndërsa bateria e të gjithëve do të jetë mjaft e mirë, nëse celularët e shkuar të Sony-t nuk ju kanë tërhequr, atëherë këta duhet t’ju tërheqin. Plus që modeli i X-eve me ekran 5 inç zë vend shumë lehtë në xhep, dhe XA mbahen lehtësisht në dorë.
Por Sony e ka ndërkohë një celular me ekran 5 inç shumë të mirë, si Xperia Z5. Dhe gjithashtu ka një set të mirë të celularëve të rangut të mesëm si seria e celularëve Xperia M. Duke prodhuar përsëri një tjetër rang celularët, çka do t’i tejkalojë dy pikat e çmimeve është shumë e çuditshme, dhe kjo do të thotë që seria X do të ketë një çmim shumë të lartë, veçanërisht XA, në mënyrë që të jetë konkuruese. Ose është kjo, ose Sony mendon se rezistenca naj ujit është një karakteristikë e mjaftueshme për linjën Z5.
Janë një set celularësh të çuditshëm, por të paktën Sony ka marrë parasysh pjesën e pasme prej qelqi të telefonit, apo jo?