Në Android N ju mund të përshtasni temperaturën e ekranit tuaj
Disa njerëzve u pëlqen një ekran me dritë të butë, disa të tjervë me dritë të fortë. Por tani ju mund t’i keni të gjitha në Android N. Brenda në “System UI Tuner” (të cilin mund t’a shfaqni duke mbajtur shtypur gjatë ikonën e “Settings” tek paneli i njoftimeve) do të jeni në gjendje të kalibroni ekranin tuaj dhe të ndryshoni temperaturën e tij. Kjo është diçka që kemi dashur t’a shohim me kohë në Android. Megjithëse duhet theksuar që në versionet e tjera në Android, si psh tek Samsung Touchwiz, tashmë është në dizpozicion. Këtë karakteristikë mund t’a gjeni tek “Color and Appearance” e cila është pjesë e “System UI Tuner”. Ju mund të luani me ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe blu sipas dëshirave tuaja.
Njëjtë me ndyshimet që performoni në ekranin e kompjuterin tuaj, edhe këtu do shihni atë mesazhin e konfirmimit të ndryshimeve. Dhe në qoftë se nuk e konfirmoni ndryshimin e bërë brenda 10 sekondave, ajo do të kthehet në ngjyrat e parazgjedhura. Natyrisht ky tipar është këtu për ju që të aplikoni disa ndryshime të vogla dhe të bëjë që ekrani të duket ashtu siç dëshironi ju. Ky funksion ka të ngjarë të bëjë debutimin e tij në versionin përfundimtar, vonë këtë verë.
Android N nuk ka ende një emër, por duhet të marrim një të tillë gjatë kësaj vere. Google ka thënë se ka në plan të lëshoj pesë versione paraprake për zhvilluesit këtë vit, deri në daljen përfundimitare të sistemit, diku nga tre-mujori i tretë i këtij viti. Gjbiteam.com në thelb supozon se ka mundësi të shohim nga një version paraprak çdo muaj. Dhe versioni i fundit i Android N duhet të jetë i gatshëm diku rreth Gushtit ose Shtatorit.