Më në fund, Android në iPhone

Jeni të njohur me futjen e një sistemi operimi në një vend ku nuk i takon? Zhvilluesit tek Tendigi, kanë krijuar një kasë iPhone-i që ju lejon të vëni në punë sistemin Android në smartphone-in tuaj iOS. (Në njëfarë mënyre). Për fat të mirë, për shkak se Android është një projekt me burim të hapur, i ka dhënë mundësinë Nick Lee-së të klonojë sistemin operativ mobile dhe të ndërtojë harduerin e tij lokal. Para se të shkonte aq larg, Lee vendosi për të testuar konceptin; duke transmetuar Android nga një Nexus 5 në një iPhone me anë të një kabllo. Ai kishte nevojë për mjete që mund të komunikojnë me iOS, si dhe shërbime të cilat lejojnë USB kabllo të funksionojnë siç duhet me një iPhone.

Lee gjithashtu krijoi një softuerë që transmetonte atë se çfarë po ndodh në ekranin e një pajisje Android tek një iPhone, ndërkohë që gjithashtu dërgon input-e prekje mbrapsht. Sfida e radhës për të, qe vendosja e gjithë kësaj në një kasë për iPhone.

Nuk është ndonjë kasë shumë e bukur dhe në të vërtetë, Lee thjesht ka bërë të mundur ‘transmetimin’ e Android tek ekrani i iPhone-it tuaj, por për më tepër ndiqni video më poshtë: