fbpx

Si të shihni dhe ndryshoni adresën tuaj të IP-së në Windows

Me teknologjinë që kemi sot, të lidhësh një pajisje online është shumë e lehtë por një pjesë e mirë e jona nuk i jep rëndësi se çfarë adrese IP-je ka marrë kjo e fundit, por ka raste që ju ndoshta doni të shkoni më tej. Nëse doni që t’i jepni zgjidhje një çështjeje sa i përket konfliktit të IP-ve, të instaloni disa pajisje në një rrjet, ose thjesht për kuriozitet, është mirë të dini se si të shihni adresën tuaj të IP-së si dhe ta ndryshoni atë, nëse është e nevojshme.

Në Windows, ju mund të shihni lehtë adresën tuaj të IP-së duke shkruar cmd në Start Menu ose tek Cortana për të hapur command prompt, pastaj shkruanii ipconfig dhe Enter. Kjo do të sjellë informacion të konfigurimit për të gjitha adapterat e rrjetit në kompjuterin tuaj (të tillë si Ethernet dhe wireless), duke ju lejuar kështu të shikoni adresën e IP-së dhe më tepër.

Në një rrjet, ju mund të hiqni dorë nga një adresë IP-je dhe të merrni një të re, duke shkruar ipconfig /release dhe më pas Enter, e ndjekur më pas nga ipconfig /renew dhe përsëri Enter.

Nëse dëshironi të vendosni një IP statike, në vend që të merrni një ndryshe çdo herë që ju lidheni, hapni Start Menu/Cortana dhe shkruani Network dhe Sharing Center për të lançuar këtë menu.

Klikoni më pas tek teksi me blu, ku lexon Internet ose mund të shkoni edhe tek Change Adapter Settings nëse akoma s’jeni lidhur në një rrjet.

Network dhe Sharing Center

Kliko Properties mbi dritaren që sapo ju hapet.

Internet

Uluni pak më poshtë dhe klikoni dy herë tek Internet Protocol Version 4.

Properties

Këtu mund të vendosni manualisht një adresë IP që kjo pajisje do përdor, madje edhe pas një restartimi. Sigurohuni që të check-oni kutinë Validate settings upon exit, kështu që nëse keni futur një adresë IP-je të pa pranueshme, do ju njoftojë në moment.

Internet Protocol Version 4