Apple do t’ju dëmshpërblejë nëse i humbisni AirPods

Nëse i mbani mend, AirPods janë një prej produkteve më të fundit të Apple të cilat kompania i prezantoi gjatë konferencës së Shtatorit, dhe siç ishte premtuar, ato dolën në shitje më 13 Dhjetor.

Gjatë kësaj kohe konsumatorët kanë pasur mundësi t’i blejnë dhe t’i provojnë ato, por ajo çka i ka bërë më shumë përshtypje një prej shumë përdoruesve të AirPods, është fakti se Apple ofron dëmshpërblim nëse ju humbisni një prej AirPods-ave.

Në një postim në Reddit, ai shkruan se humbi një prej kufjeve, dhe pas kërkimeve të shumta por të pasuksesshme, ai u regjistrua në programin e zëvendësimit të tyre i cili kushtonte $70.

Pasi u takua me punonjësit e dyqanit të Apple, ato (të habitur) i thanë se humbja e tyre ishte e mbuluar nga garancia, kështu që nuk ishte e nevojshme të paguante asgjë.

Megjithatë ende nuk është e qartë nëse kjo është thjeshtë një “kleçkë” apo kështu funksionon me të vërtetë procesi i zëvendësimit të AirPods, pasi ai nuk është shqyrtuar akoma, por nëse ju keni humbur një kufje  nxitoni ta zëvendësoni atë falas para se të bëhet ndonjë shqyrtim i mundshëm.

  • 261 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.