Kufjet wireless të Apple janë tashmë një realitet, dhe quhen “AirPods”
Produkti më i ri që Apple prezantoi mbrëmjen e djeshme në konferencën e saj bashkë me iPhone 7, serinë e 2-të të Apple Watch, ishin edhe kufjet wireless “AirPods”.
Të gjitha thashethemet për heqjen e portës së kufjeve në iPhone 7 paskan qenë të vërteta. Dhe për ta kompensuar këtë, Apple krijoi kufjet wireless “AirPods” të cilat lidhen me pajisjen me anë të Bluetooth.
Sigurisht që mbase mund të mos ju pëlqejnë, por funksionaliteti që sjellin këto kufje është i paparë. AirPods kanë një jetëgjatësi baterie 5 orëshe, një mikrofon të mbindërtuar, dhe karikohen duke i futur ato në kutinë e tyre, dhe duke elidhur këtë të fundit me një kabllo lightning.
Patjetër që këto janë pajisje zyrtare, por nuk do të jenë shumë të lira për t’i blerë. Por fatmirësisht, Apple ka menduar që t’i vendosë EarPods në kutinë e iPhone 7 bashkë me adaptorin e lighning, kështu që ju nuk do t’ju duhet të shpenzoni 159 dollarë për të blerë kufjet AirPods, kur të kenë dalë në shitje në Tetor.