Apple kërkon të përdorë smartphone-ët për të furnizuar laptop-ët
Smartphone-ët tanë këto ditë janë aq të fuqishëm sa që bëjnë që kompjuterat e një dekadë më parë të ndjehen shumë të vjetër. Megjithatë, a mund që smartphone-ët tanë të jenë mjaftueshëm të fuqishëm për të qenë në të njëjtin nivel me laptopët? Ndoshta, dhe nëse ajo ditë do të vij, duket se Apple do të mund të luaj me idenë e një laptopi të furnizuar nga një smartphone.
Në një patentë zbuluar së fundmi, duket se Apple ka dalë me një ide se si një smartphone mund të përdoret në furnizimin e një laptopi. Siç mund ta shikoni në hartimin e mësipërm, Apple sugjeron se një smartphone, si iPhone, të përdoret për të hyrë brenda një pllake në laptop, në të ciliën jo vetëm që do të furnizonte pajisjen, por ajo gjithashtu do të luante dhe rolin e një trackpad-i.
Patenta gjithashtu flet për mënyrën se si tabletat mund të furnizojnë laptopët gjithashtu, dhe në vend të ekranit që ka laptopi, përdoruesi do të shohë një pllakë boshe, në të cilën do vendosë tabletin, ku ky i fundit do të luajë rolin e ekranit të laptopit. Ky nuk është saktësisht një koncept i ri, sepse kemi parë dhe kompani të tjera të dalin me këtë ide, megjithatë është e sigurtë të themi se asnjë nga këto koncepte nuk kanë pasur impaktin që dëshironin.
Por çfarë mendoni ju? A është ky një koncept të cilin ju dëshironi të bëhet realitet një ditë?