Google prezanton smartfonët e tij Pixel dhe Pixel XL
Gjatë evenimentit të sotëm të lançimit të pajisjeve të saj të reja në San Francisco, Google prezantoi zyrtarisht Pixel dhe Pixel XL, smartphone-t e tij të parë të bazuar në sistemin Android Nougat.
Pajisjet, të cilat do të prodhohen nga HTC, karakterizohen nga një kasë me lëndë të parë metal, dhe me panele xhami dekorative tek cepat. Këto janë smarptohne-t e parë me Google Assistant të mbindërtuar dhe të gatshëm për platformën Daydream VR të kompanisë.
Pixel është një pajisje me ekran 5-inç Full HD AMOLED i cili mbrohet nga Gorilla Glass 4. Fuqizohet nga një procesor Snapdragon 821 2.15GHz, së bashku me një RAM 4GB dhe memorje 32GB ose 128GB, sipas dëshirës suaj.
Ka një kamera 12-megapiksel me aperturë f/2.0 sipër sensorit të shenjave të gishtave, dhe kamera të përparme 8-megapiksel për selfie dhe video-telefonata. Celulari ka një bateri 2,770mAh e cila sipas Google do të jetë në gjendje të ofrojë 7 orë përdorim në vetëm 15 minuta karikim. Goxha mbresëlënëse!
Pixel XL përbëhet nga po të njëjtët komponentë, por ka një ekran më të madh Quad HD prej 5,5-inç dhe bateri më të madhe 3,450mAh.
Gjatë një demonstrimi në skenë, shfaqej Assistant teksa kryente një numër detyrash duke iu përgjigjur pyetjeve me gjuhë të zakonshme të parashtruara me tekst apo me zë, si p.sh. duke luajtur muzikë, duke marrë informacione nga web-i (i Gjithçka Rreth Botës së Informatikës) apo duke dërguar një mesazh.
Assistant përfshin gjithashtu edhe informacion kontekstuale të bazuara në çfarëdo gjë që është shfaqur në ekran, kur ju e shtypni gjatë butonin ‘home’ (pak a shumë njëlloj si Gogole Now on Tap). Ju lejon gjithashtu të vijoni me punët tuaja, si p.sh. duke rezervuar një tavolinë në një restorant.
Pixel ka një kamera 12,3-megapiksel me aperturë f/2.0 dhe një sensor të madh 1,55 mikron piksel. Ofron funksionalitete si Smart Burst, e cila ju lejon të shkrepni një sërë fotosh dhe automatikisht gjen atë më të mprehtën, si dhe HDR Plus, e cila lejon rritjen e kualitetit të imazhit dhe redukton turbullimin.
Sa për performancën, Google Pixel e mund iPhone 7, sipas programit testues të kameras nga DxOMark i cili i dha pajisjes notën 89.
Google është konfident për faktin se aplikacioni i tij i kameras është mjaftueshëm i shpejtë për të procesuar imazhet dy herë më shpejt se sa teknologjitë e tij të mëparshëm, kështu që HDR Plus është i ndezur automatikisht. Kompani mburret gjithashtu se vonesa e shkrepjes së fotos në Pixel është zero.
Veç kësaj, kamera ofron stabilizim të videos për më pak ‘tundje’ gjatë klipit. Google u ofron përdoruesve të Pixel memorje pa fund falas për të gjitha fotot dhe videot e shkrepura me anë të pajisjes në rezolucione të plota. duke përfshirë videot 4K.
Celularët e rinj ofrojnë gjithashtu edhe disa karakteristika të tjera ‘të papara’ si përditësimi automatik i cili shkarkohet dhe instalohet vetë, kështu që ju do të keni versionin e fundit të softuerit herën tjetër kur të keni rindezur pajisjen.
Përdoruesit e Pixel do të kenë mundësi të shfrytëzojnë suportin ndaj klientit 24/7 nëpërmjet celularit dhe bisedave, së bashku me ndarjen e ekranit kështu që problemi i pajisjes suaj do të jetë më e lehtë të diagnoztifikohet.
Pajisja do të jetë gjithashtu e përshtatshme me Live Cases të cilat do të kenë dizajne nga artistë dhe fotografë të kuruar. Ju do të keni mundësi të zgjidhni nga tre ngjyrat: Krejt e Zezë, Me të Vërtetë Blu dhe Shumë e Argjendtë.
Njëlloj si iPhone 7, edhe Google Pixel do të ketë një çmim fillestar prej 649 dollarësh ose 27 dollarë me një plan mujor nga Verizon në Sh.B.A, sikurse në Google Store dhe plot partnerë shitjesh dhe operatorë telefonikë mbarë globin. Do të mbërrijë gjithashtu edhe në rrjetin Google Project Fi.
Nëse jetoni në Sh.B.A, Australi, Kanada, Mbretëri e Bashkuar apo Gjermani, mund ta porosisni pajisjen që tani.