Wikileaks shprehet se CIA i ka kushtuar shumë kohë hackimit të Mac dhe iPhone
Dokumentet e fundit të WikiLeaks tregojn se CIA i ka kushtuar shumë kohë hackimit të produkteve Apple.
Organizata e rrjedhjeve të informacioneve ka bërë publike dokumente të tjera këtë të Enjte të cilat tregojnë “disa projekte të CIA-s që infektojnë firmuerin Apple Mac…zhvilluar nga CIA Embedded Development Branch”.
CIA dyshohet se ka përdorur një lloj malueri i cili infekton firmuerët e Mac dhe iPhone, një infektim i cili vazhdon aktivitetin e tij edhe kur pronari performon një riinstalim të sistemit të operimit.
CIA iu është vënë pas dhe iPhone-ve para se ata të arrijnë në duart e konsumatorëve, sipas Wikileaks, edhe pse kjo nuk është e mundur për tu provuar me anë të këtyre dokumenteve.
“…CIA ka infektuar zinxhirin e furnizimit të iPhone që prej vitit 2008,” pretendojnë dokumentet. WikiLeaks pretendon se CIA iu është vënë pas porosive të produkteve Apple me anë të postës, duke arritur t’i infektojë ato para se të arrijnë në destinacion.
Kjo është deponia e dytë e WikiLeaks e cila detajon përfshirjen e teknikave të hackimit të CIA-s. E para, e bërë publike më herët këtë muaj, tregonte se si CIA kishte kthyer televizorët smart në një mjet spiunimi, se si është munduar të hackoj makinat dhe që është në gjendje të përgjojë dhe aplikacionet e kriptuara të komunikimit si Signal dhe WhatsApp.
Vlen të thkesohet se dokumentet e para dukeshin legjitim sipas njerëzve të cilët ishin në gjendje të identifikonin diçka të tillë.
Disa prej dokumenteve të zbuluara këtu janë më shumë se gjysmë dekade të vjetër, gjë që tregon se CIA ka kohë që përpiqet të marrë nën kontroll pajisjet Apple.