Apple krijon një llogari në Twitter për t’iu përgjigjur problemeve tuaja me iPajisjet
Sot Apple krijoi një llogari zyrtare mbështetjeje në Twitter për të pajisur klientët me këshilla, truke dhe shërbime të tjera në lidhje me produktet dhe shërbimet që ofron kompania. Një prej tweet-eve të para të kompanisë shpërndan një udhëzim hap-pas-hapi se si ta ktheni aplikacionin “Notes” në një listë në iPhone.
Shumë kompani të mëdhaja i ofrojnë shërbim klientit në Twitter në 140 karaktere ose më pak, dhe duket se Apple do t’i përgjigjet drejtpërdrejt tweet-eve të klientëve gjithashtu. Llogaria pranon mesazhe të drejtëpërdrejta për momentin, edhe pse Apple mund të zgjedhë t’a çaktivizojë këtë opsion si me llogaritë e tjera të kompanisë.
Apple vazhdon të mos ketë një llogari zyrtare në Twitter, edhe pse ka disa llogari në të për disa produkte specifike si App Store, Apple Music, iTunes dhe Beats 1. Tim Cook, Phil Schiller, Eddy Cue, dhe shumë drejtorë të tjerë gjithashtu kanë nga një llogari personale.
Ju mund t’a ndiqni llogarinë në @AppleSupport