Përditësimi i pajisjeve Samsung me Marshmallow është shumë afër
Shumica e kompanive janë gjithmonë vonë sa i përket përditësimeve. Ndërsa pajisjet Nexus dhe disa të tjerë kanë muaj që kanë marrë përditësimin e fundit të sistemit Android Marshmallow, shumica e kompanive akoma janë duke punuar për të përditësuar flagship-ët e tyre. Samsung nuk është më i avashti, por sigurisht nuk bën pjesë edhe tek ata të shpejtit. Fatmirësisht, një përditësim udhërrëfyes sa i përket Marshmallow është shfaqur së fundmi i cili sugjeron se përditësimet e Samsung janë shumë afër.
- Samsung Galaxy Note 5 – Mars 2016
- Samsung Galaxy S6 Edge+ – Mars 2016
- Samsung Galaxy S6 – Mars 2016
- Samsung Galaxy S6 Edge – Mars 2016
- Samsung Galaxy Note 4 – Prill 2016
- Samsung Galaxy Note Edge – Prill 2016
- Samsung Galaxy S5 – Maj 2016
- Samsung Galaxy Alpha – Qershor 2016
- Samsung Galaxy Tab S2 8″ – Maj 2016
- Samsung Galaxy Tab S2 9.7″ – Maj 2016
Një listë e pajisjeve Samsung thuhet se do të marrin përditsimin Marshmallow në muajt e ardhshëm, madje edhe pajisjet e vjetra lançuar në vitin 2014. Është e mirë të shohësh që Samsung po mbështet flagship-ët e vjetër dhe madje edhe pajisjet jo-flagship. Android 6.0 pritet të ofrojë përmirësime në performancë dhe, më e rëndësishmja, përmirësime të rëndësishme në siguri.
Pajisje të tjera të Samsung do të marrin këtë përditësim gjithashtu, si Samsung Galaxy A7, por nuk ka datë të caktuar për të (ose edhe një listë konkrete). Nëse nuk e shihni pajisjen tuaj në këtë listën, mos i humbisni shpresat.