Windows Defender tani mund të skanoj për maluerë sapo të startoj Windows

Kemi dëgjuar shumë mite në lidhje me Windows Defender, dhe e vërteta është se Windows Defender në fakt nuk është edhe aq keq. Nuk mund të themi që është shumë i mirë, por sigurisht është më mirë se sa të mos kesh asnjë lloj mbrojtje fare. Pra, nëse Windows Defender është opsioni juaj i vetëm, mos u ndjeni aspak keq nëse e përdorni atë.

Një gjë e bezdisshme në lidhje me Windows Defender, të paktën në Windows 10, është se mund të zgjedhë për të skanuar sistemin tuaj, ndërsa ju jeni duke bërë diçka të rëndësishme. Fatmirësisht, është një opsion i ri, Windows Defender Offline të cilin ju mund t’a përdorni.

Tani Windows Defender do të skanojë sistemin tuaj në momentin që sapo starton Windows duke e lejuar atë për të kapur problemet para se ata të kenë shansin për t’u aktivizuar dhe anashkaluar më pas sigurinë. Për të aksesur Windows Defender, shikoni tek Settings> > Update & Security > Windows Defender.

Tani për tani, kjo karakteristikë është në dispozicion vetëm për Windows Insider. Nëse nuk jeni një i tillë, mbani një sy hapur për përditësimin e ardhshëm të Windows 10. Windows Defender Offline ka qenë në fakt rrotull që nga viti 2011, por u integrua vetëm kohët e fundit në Windows 10.