Google sjell Android O për zhvilluesit
Është bërë viti që kur Google papritur zbuloi versionin paraprak të Android Nougat. Kurse dje, kompania solli versionin paraprak për zhvilluesit të sistemit të tij të operimit për mobile, të koduar me emrin Android O (dhe pritet që ky emër të kthehet në Android Oreo në momentin që sapo të lëshohet).
Një diference e madhe midis versionit paraprak të Android N dhe O është që Google menjëherë vuri përditësimin Android N në dispozicion nëpërmjet OTA (over-the-air) tek të gjithë ata që dëshironin ta provonin. Këtë herë, Google, nuk ka menduar të sjellë Android O Developer preview menjëherë në kanalin Android Beta. Në vend të kësaj, zhvilluesit të cilët zotërojnë një pajisje Nexus 5X, Nexus 6P, Nexus Player, Pixel, Pixel XL ose Pixel C (ose duan të përdorin një emulator) do tu duhet që ta shkarkojnë dhe flashojnë manualisht firmuerin në pajisjet e tyre. Pas një fare kohe testimi me zhvilluesit, Google do të vërë në dispozicion Android O nëpërmjet Android Beta.
“Në lidhje me këtë version të Android O, ne menduam tu jepnim kohë fillimisht zhvilluesve për të provuar përputhshmërinë, të zbulojnë karakteristikat e reja dhe të na njohin me problemet (nëse ka të tillë) që do hasin në mënyrë që të bëjmë Android O një platformë perfekte”, tha një zëdhënës i Google, kur u pyet se pse kompania nuk e kishte lëshuar këtë version dhe në kanalin Android Beta.
Sa i përket karakteristikave, Android O nuk është se sjell shumë ndryshime. Tani për tani, nuk do shihni ndonjë rifreskim të madh sa i përket ndërfaqes, për shembull. Ja cilat janë disa nga përditësimët më interesante në Android O.
Njoftimet: Android O po shton një funksion të ri të quajtur “Kanalet e Njoftimit”. Me aq sa ne mund të kuptojmë, kjo do t’ju japë zhvilluesve aftësinë për të seleksionuar njoftimet nga aplikacionet e tyre në grupe (për shembull, e zëmë se kemi një aplikacion lajmesh dhe duam t’i ndajmë njoftimet në grupe, pra nga “politika” ose “teknologjia”). Përdoruesit do të jenë në gjendje për të menaxhuar këto njoftime bazuar në këto kanale.
Picture in Picture: Aplikacionet e videove në Android O do të jenë në gjendje të vënë veten e tyre në “Picture in Picture mode” në mënyrë që videoja të vazhdojë të luhet edhe pasi ju të kaloni nga një aplikacion tek tjetri (e ngjashme me atë që e bën YouTube kur ju shtypni butonin e mbrapa, ndërsa jeni duke parë një video).
Mbështetje për shumë ekrane: Me këtë, zhvilluesit tani do të jetë në gjendje të lançojn një aktivitet në një ekran tjetër.
Navigimi me anë të tastierës: Në thelb, ky është një tipar për aplikacionet Android në Chrome OS dhe do të lejojë zhvilluesit për të mbështetur më mirë shigjetat dhe navigimin e tab-eve në aplikacionet e tyre. “Me ardhjen e aplikacioneve Android në Chrome OS, ne shohim një rigjallërim të përdorimit të navigimit me anë të tastierës brenda aplikacioneve Android”, u shpreh Google në njoftimin e djeshëm.
Limitimet në sfond (background): Lëshimet e fundit të Android ndikuan në përmirësimin e jetës së baterisë. Android O e përmirëson dhe më tepër këtë gjë duke vendosur limite automatike se çfarë një aplikacion mund të bëjë kur është në background. Për zhvilluesit, kjo mund të jetë një nga karakteristikat më të arrira në Android O.
Karakteristika të reja sa i përket Wi-Fi: Wi-Fi mund të duket si një kapele e vjetër, por Android O po shton mbështetje sa i përket disa lidhjeve të reja. OS-i i përditësuar do të mbështesë më shumë karakateristika të Wi-Fi Aware, si për shembull, Neighborhood Aware Networking (NAN). NAN e bën më të thjeshtë për aplikacionet dhe pajisjet që të flasin me njëri-tjetrin pa pasur akses fare në internet. Google shprehet se po punon me partnerë për të sjellë mbështetjen NAN tek pasjisjet sa më shpejt të jetë e mundur.
Sigurisht që ka dhe karakteristika dhe ndryshime të reja, gjithashtu. Dhe këto përfshijnë ikonat adaptive (siç mund t’i keni parë tek Pixel), mbështetje për ekranet me gamë të gjerë ngjyrash, mbështetje për Bluetooth audio codecs (gjë që me sa duket nënkupton se edhe Google me shumë mundësi do heq portën standarte të kufjeve), mbështetje më të mirë fonti, dhe një WebView të përmirësuar që ka disa proçese të aktivizuara paraprakisht.
Google gjithashtu theksoj se Android O do të mbështesë një numër të API-sh të gjuhës Java dhe Android Runtime tani do jetë dukshëm më i shpejtë, me disa benchmarks të cilët shohin një përmirësim dyfish më të shpejtë.
Për pjesën më të madhe, këto përditësime nuk është se kanë ndonjë impakt të madh, por vlen të theksohet se ky është thjesht një version paraprak për zhvilluesit dhe ka të ngjarë të shohim karakteristika të reja deri me lëshimin publik të tij.