“WiFi” në Shtëpinë e Bardhë është po aq e keqe sa në shtëpinë tuaj

Shtëpia e Bardhë mund të jetë simbol i fuqisë dhe lidershipit Amerikan, dhe një fortesë e padepërtueshme e pushtueshme vetëm nga ata që guxojnë të kalojnë gardhin, por kur vjen puna për “WiFI” është si shtëpia juaj. Në një intervistë për CBS, Pesidenti Obama zbuloi se WiFi në shtëpinë më të mbrojtur në botë është “dredharake”.

“Ne jemi përpjekur t’ua bëjmë të qartë njerëzve të ardhshëm në atë shtëpi, sepse është një ndërtesë e vjetër, dhe ka disa vende ku WiFi nuk funksionon,” tha Presidenti Obama. Mishel Obama tha gjithashtu që as vajzat e tyre nuk ishin të kënaqura me WiFi-në gjithashtu. “Mund të jetë pak dredharake” – shtoi Mishel Obama për WiFi-në. “Vajzat mërziten ndonjëherë nga ajo.”

Është paksa ironik fakti se lideri i vendit më të pasur; dhe më e rëndësishmja shefi i CIA, NSA dhe DARPA, nuk ka një lidhje të mirë “WiFi” në shtëpinë e tij. Por me siguri ai ka atë bashkimin e modemit dhe ruterit “Comcast”. Në këtë rast, t’a qajmë hallin.

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.