Apple rifreskon MacBook me parametra më të mira dhe opsionin Rose Gold

Sot, Apple po lëshon MacBook -un e ri me parametra të përmirësuara dhe prezantoi një opsion të ri për ngjyrën: Rozë të Artë.

Procesorë Intel të gjeneratës së 6-të për MacBook

MacBook-u i ri do të ketë procesor dual-core Intel Core M të gjeneratës së gjashtë me shpejtësi deri në 1,3GHz gjatë përdorimit normal, dhe karakteristikën “Turbo Boost” e cila arrin të nxjerrë 3,1GHz. MacBook-u aktual arrin shpejtësinë 1,2GHz gjatë përdorimit normal dhe përshpejtohet deri në 2,6GHz gjatë përdorimit “Turbo Boost”.

Apple gjithashtu ka shtuar një memorje 1866 MHz, Intel HD Graphics 515 të re (e cila është rreth 25 përqind më e shpejtë se sa GPU-ja Intel 5300 në MacBook-un aktual dhe memorje flash të bazuar në PCIe më të shpejtë.

MacBook-u i ri do të ketë edhe një shtim të jetëgjatësisë së baterisë gjithashtu. Apple pretendon se MacBook-u i ri mund të nxjerrë 10 orë navigim në internet me anë të WiFi ose 11 orë luajtje muzike me anë të iTunes.

macbook

Oh, po, tani ju mund ta keni atë edhe në Rozë të Artë gjithashtu. Por përveç dizajnit, nuk ka asnjë ndryshim tjetër. Nuk ka asnjë menteshë të re siç thuhej, dhe përsëri do të ketë vetëm një portë USB-C. Është po i njëjti MacBook të cilin Apple prezantoi vitin e kaluar, thjeshtë me më shumë memorje dhe një ngjyrë të re.

Apple gjithashtu ka përmirësuar nga pak edhe linjën “Air”, edhe pse nuk është aq tërheqëse sa lajmi për MacBook-ët. Tani RAM-i 8GB është standart për të gjithë linjën e konfigurimeve të MacBook Air me ekran 13 inç.

[button link=”http://www.apple.com/macbook/specs/” icon=”apple”]MacBook në Apple[/button]

  • 262 Posts
  • 0 Comments
Fiordi është kryeredaktor i Informatriks. Ai është i hapur për çdo sugjerim, ide apo thashethem që mund të keni.