Apple po teston disa prototipe të iPhone 7 me USB Type-C, karikim wireless dhe dopio fotokamera
Nëse thashethemet e fundit që vijnë nga Kina janë të vërteta, atëherë Apple duhet të jetë duke testuar njëkohësisht deri në pesë prototipe të ndryshëm të iPhone 7. Modelet ndryshojnë nga njëri tjetri ka kanë karakteristika të veçanta hardware. Burimi i këtij lajmi thekson se teknologjitë e ndryshme që Apple po teston në prototipet e saj përfshijnë një USB Type-C, që funksionon dhe për kufjet, një skaner për gjurmët e gishtërinjve të integruar në ekran, karikim wireless dhe një fotokamera dopio.
Me sa duket njëri nga prototipet ka një ekran AMOLED. Fatkti që Apple teston disa prototipe në fazat e para të proçesit të prodhiimit, është një fenomen i njohur, kështu që ky lajm nuk na habit edhe aq shumë. Gjithsesi, që Apple po teston një iPhone me USB Type-C është e sigurtë, pasi një gjë e tillë do të thotë se kompania është gati të heqë dorë nga konektori lightning për gjeneratat e ardhshme të iPhone.