Instagrami teston “multiple account”, mundësinë e kyçjes me llogari të ndryshme në të njëjtën kohë
Rrjeti social Instagram është duke testuar veçorinë e re me të cilën mundëson kyçjen e disa llogarive në të njëjtën kohë në një pajisje. Siç raporton “AndroidPolice”, Instagrami është duke i mundësuar disa përdoruesve të pajisjeve Android të kyçen në rrjetin social me disa llogari duke i mundësuar largimin nga njëra në tjetrën sa herë që përdoruesi do.
Mundësia e re pritet të vijë shumë shpejt në versionin 7.12.0, që është duke u testuar. Ky ndryshim do të vijë për shkak të kërkesave të përdoruesve që përdorin më shumë se një llogari në rrjetin social. Tani këta përdorues mund të klikojnë në maje të faqes dhe të zgjedhin mes llogarive të cilat i kanë hapur në atë pajisje.