fbpx

Përdorimi i Windows 10 tejkalon atë të Windows XP

Përdorimi i Windows 10 është zhvendosur në vendin e tretë sa i përket sistemeve operative desktop sipas StatCounter, duke tejkaluar kështu të dy, Windows XP dhe Mac OS X, në nëntor.

Firma matëse, e cila mat shikimiet për faqe (pageviews) në një përmbledhje të madhe të faqeve, vë përdorimin e Windows 10 në 10.18 për qind gjatë muajit të fundit. OS X ka kapur 9.36 për qind të përdorimit në muajin nëntor, e ndjekur nga Windows XP me 8.5 për qind. Windows 7 dhe Windows 8.1 janë ende përpara, me 49.27 për qind dhe 13.02 për qind të përdorimit në nëntor.

Windows 7Windows 8Windows 8.1Windows 10Windows Server 2003VistaXP
September66.59%1.79%15.68%9.25%0.08%2.47%4.15%
October65.03%1.82%15.66%10.92%0.08%2.31%4.18%
November63.69%1.68%15.70%12.79%0.07%2.32%3.74%

Windows 10, Windows XP, dhe Mac OS X ishin të gjithë dhëmbë për dhëmbë në tetor, duke kapur kështu rreth 9 për qind të përdorimit, edhe pse XP dhe OS X ishin pakëz më lartë. Me rritjen e përdorimit të Windows 10, përdorimi i OS X ka qëndruar pothuajse i njëjtë, kurse XP vazhdon të venitet, sistemi i fundit operativ i Microsoft, tani ka qartë rolin udhëheqës.