Apple do të zëvendësojë falas bateritë difektoze të disa iPhone 6S
Apple do të zëvendësojë bateritë e iPhone 6S falas pasi kompania zbuloi një defekt në smartphone-in e saj flagship të vitit 2015.
Kompania ka nisur një program riparimi falas për smartphone-et iPhone 6S të cilët janë prodhuar me Shatorit dhe Tetorit të vitit 2015.
Apple tha të Dielën në një dokument në shërbimin e mbështetjes: “Apple ka zbuluar se një numër shumë i vogël i pajisjeve iPhone 6S mund të fiken papritur.
“Nëse iPhone 6S-ja juaj ka ndonjë dëmtim si në rastin e ndonjë ekrani të thyer i cili e pengon zëvendësimin e baterisë, ky problem duhet të zgjidhet para zëvendësimit të baterisë. Në disa raste, mund të shoqërohet një kosto shoqëruar me riparimin.”
Për të kontrolluar nëse iPhone 6S-ja juaj është i përshtatshëm për riparimin falas, ju duhet të bëni një udhëtim të shkurtër tek një Apple Store apo ndonjë servis të autorizuar. Dyqanet e rrjeteve celulare nuk janë pjesë e këtij programi riparimi.
Apple do të ofrojë gjithashtu edhe rimbursim për ata që kanë paguar për zëvendësimin e baterisë më parë.
Një ndërrim ekrani të një iPhone në një Apple store kushton £146.44.