Nokia konfirmon rikthimin tek smartfonët në 2017
Lajmet e rikthimit të Nokia’s në prodhimin e smartfonëve kanë qarkulluar për një kohë të gjatë por kompania nuk ka konfirmuar se kur kjo do të ndodhte, jo deri pak ditë më parë gjatë një eventi.
Ish gjiganti i teknologjisë ka një event që mban çdo vit të quajtur Capital Markets Day (CMD) në të cilin ata shqyrtojnë strategjinë e kompanisë, operacionet dhe objektivat financiar. Këtë viti ky event u mbajt në Barcelonë dhe një slid i paraqitur tek eventi thotë se 2017 do jetë viti i “Rikthmit të Nokia’s tek smartfonët”.
Ashtu siç kanë deklaruar dhe thashethemet e mëparshme, Nokia nuk do punojë i vetëm në prodhimin smartfonëve por do bashkëpunojë me kompaninë Finlandeze, HMD Global dhe kompaninë Tajvaneze, Hon Hai Precision Industry Co, i cili njihet ndryshe dhe si Foxconn.
Smartfoni i parë i Nokia’s i cili pritet të lançohet vitin tjetër është Nokia D1C i cili u shfaq tek Antutu dhe Geekbench pak muaj më parë. D1C pritet të lançohet me Android Nougat, me një madhësi ekrani akoma të pakonfirmuar me rezolucion 1080p, 3GB RAM, 32 GB hapësirë dhe proçesor Snapdragon 430.