Samsung Galaxy S6 Edge shpallet “Pajisja e vitit 2015”
Samsung ka triumfuar edhe njëherë përballë Apple. Telefoni Galaxy S6 Edge ka rrëmbyer çmimin “Pajisja e vitit” në “Pocket-lint Awards” që mbahet në Londër.
Megjithatë, Apple nuk mbeti pa çmim në këtë mbrëmje, pasi në kategorinë “Tableti më i mirë” u zgjodh pajisja e kompanisë amerikane iPad mini 4, duke triumfuar përballë Microsfot Surface 3. Po ashtu, orët smart të Apple kanë arritur të shpallen si pajisjet më të mira në shumë funksione, duke bërë që kompania amerikane të largohet me dy çmime të rëndësishme.
Në kategorinë “Laptopi më i mirë” ka trumfuar Dell me XPS 13, duke lënë të dytën Apple me Macebook. Ndërkohë, që në kategorinë e lodrave smart Sphere është shpallur më e mira me Star Wars BB-8. “Ndikimi i Apple në këtë industri vazhdon të ndjehet duke fituar dy çmimet kryesore dhe duke qenë e dyta në dy kategori të tjera”, deklaroi Stuart Milej, shef ekzekutiv i “Pocket-lint”.
Po për ju, cili ka qenë smarphone më i mirë për këtë vit?