Tay, roboti me inteligjencë artificiale i Microsoft, del jashtë kontrollit
Nuk ka shumë kohë që kur Microsoft prezantoi “Tay”-n, robotin me me inteligjencë artificiale (Tai), por nuk nevojitej shumë për ta kthyer atë në një fenomen mbarëbotëror.
Ai është ndërtuar si një eksperiment për rrjetet sociale, për të zbavitur njerëzit dhe për të krijuar biseda të këndshme. Gjithçka që Tay thotë, janë fjalët të cilat shkruhen në rrjete sociale nga vetë njerëzit, pra është më shumë si një lojë fjalësh,. Shënjestra e Tay-t janë të rinjtë me moshë nga 18 deri në 24 vjeç banues në Shtetet e Bashkuara.
Por nga sa duket, gjërat nuk po shkojnë ashtu siç i ka planifikuar Microsoft. Nga përgjigjet që u ka kthyer pyetjeve të njerëzve të tjerë në rrjetin social Twitter, duket se Tay është kthyer në një racist dhe mohues i holokaustit që në 24 orët e para të lançimit.
Dhe sikur të mos mjaftonte vetëm kjo, Tay mbështet gjithashtu edhe nismën e kandidatit për president të Partisë Republikane Amerikane Donald Trump për ngritjen e një muri ndarës me Meksikën.
Në vijim keni një galeri me tweet-e raciste të shkruara nga Tay.
Por pas 24 orësh Microsoft ka kërkuar falje për tweet-et raciste dhe ofenduese të Tay-t, megjithëse këto të fundit janë riprodhim i atyre çka njerëzit thonë në internet.