Ja se si të shkarkoni iOS 10 Beta Publik sot
Veç betas publike të macOS Sierra me Siri-n, tani ju do të mund të provoni edhe iOS 10 gjithashtu, por bëni kujdes nga beta.
Nëpërmjet portalit Apple Public Beta , ju do të mund të shkarkoni provën publike të iOS 10. Por kini parasysh se është shumë “beta”, kështu që do të ishte mirë që mos ta shkarkonit në iPhone-in tuaj të cilin e përdorni përditë, por në një iPhone të vjetër më mirë.
Ju do t’ju duhet që të regjistroheni në programin e Apple Beta Software me anë të Apple ID-së suaj. Do të ketë edhe një tip “EULA” shumë të gjatë (të cilën as do ta lexoni) e cila do t’ju tregojë ju se po shkarkoni një software beta, kështu që mos u nxehni nëse iPhone-i juaj nuk funksionon siç duhet.
Nga këtu, ju do t’ju duhet ta regjistroni iPajisjen tuaj në program, duke klikuar https://beta.apple.com/profile nga iPajisja në të cilën dëshironi ta nstaloni iOS 10. Pas kësaj, iOS 10 do të jetë gati për shkarkim.
Por prisni një sekond!
E di që me zi prisni që ta intaloni iOS 10 në pajisjen tuaj, por para se ta shkarkoni software-in beta, ka diçka kritike të cilën duhet ta bëni patjetër: bëjini “backup” iPajisjes suaj.
Nëse po përdorni iCloud për t’i bërë backup iPajisjes suaj, atëheë sigurohuni që backup-i të ketë mbaruar para se të nisni shkakrimin e iOS 10. Nëse zakonisht përdorni iTunes për të instaluar sistemet e iOS në iPajisjen tuaj me anë të kompjuterit, përsëri duhet t’i bëni backup.
Arsyeja se përse duhet t’i bëni backup iPajisjes suaj është sepse, epo ndonjëherë versionet beta mund të mosfunksionojnë siç duhet. Ndonjë aplikacion mudn të mos funksionojë siç duhet, ose iPajisja juaj mund të mos funksionojë siç duhet me iOS 10. (Mendoni sikur jeni në mes të rrugës për në shtëpi, dhe iPajisja juaj ka ngecur në procesin e ndezjes, ku i dihet.)
Dhe nëse zgjidhni t’a ç’instaloni iOS 10, backup-i do t’ju japë mundësinë që ta nisni iPajisjen tuaj aty ku e latë, me të njëjtat rregullime dhe aplikacione të instaluara.
Beta Publike e iOS 10 do të jetë e disponueshme pas pak minutash, kështu që keni kohë mjaftueshëm për t’i bërë backup iPajisjes suaj