Disa këshilla universale për shfletuesit të cilat ndoshta nuk jeni duke i përdorur
Të zgjedhesh mes Chrome, Firefox, Edge, apo ndonjë tjetër, ka lidhje me dëshirën tuaj. Por, pa marrë parasysh se çfarë instaloni, ekzistojnë disa truke universale që ju mund t’i përdorni.
Nga shkurtesat e tastierës dhe deri tek siguria ideale, do i mbulojmë në këtë artikull. Gjëja e rëndësishme është që të përdorni këto këshilla rregullisht. Sigurisht, shtojcat e mrekullueshme mund të bëjnë shfletuesin tuaj edhe më të mirë, por ideja këtu është që të merremi me atë çfarë vjen direkt nga “kutia”.
Përdorni shkurtesat e përgjithshme të tastierës
Qoftë një shfletues apo program, shkurtesat e tastierës ju bëjn të jeni më tepër efiçent. Veçanërisht me shfletuesit, do mësoni se ka një larmi trukesh që do ja u bëjnë jetën tuaj më të lehtë.
Numri i shkurtesave të përgjithshmë në tastierë është i madh, kështu që le të rrimë tek detyrat më të zakonshme. Dora juaj e djathtë me shumë mundësi rri tek mouse i juaj, kështu që me dorën e majtë, këto janë shkurtesat që ju duhet të mbani mend:
- Esc: Ndalo ngarkimin e faqes
- Ctrl+Tab: Kaloni tek Tab-i i rradhës
- Ctrl+Shift+Tab: Kaloni një tab më mbrapa
- Ctrl+1, 2, 3…9: Shkoni tek tab-i i parë, i dytë dhe kështu me rradhë
- Ctrl+T: Hapni një tab të ri
- Ctrl+Shift+T: Rihapni një tab të mbyllur
- Ctrl+L: Shkoni tek shiriti i adresave
- Space: Uluni poshtë një faqe
- Shift+Space: Ngrihuni lart një faqe
- Ctrl+D: Bookmark një faqe
Mund të jetë e vështirë për të mësuar shkurtesat e tastierës, kështu që mos e nisni duke mësuar menjëherë shumë. Këtu keni listën e plotë të shkurtesave standarte të tastierës për shlfetuesit.
Njëjtë si shkurtesat e tastierës, ekzistojnë edhe disa shkurtesa me anë të mouse-it të cilat do ju ndihmojnë të shfletoni më shpejt.
- Klikimi tek një tab, me anë të butonit të mesit në mouse, bën mbylljen e tij.
- Klikimi në një link, me butonin e mesit ose Ctrl + butoni i majtë i mousit, hapin linkun në një tab të ri.
- Ctrl + rrotulloni butonin e mesit lart, për të zmadhuar.
- Ctrl + rrotulloni butonin e mesit poshtë, për të zvogëluar.
Opsionet mbi Tab-et
Menaxhimi i Tab-eve është vendimtar, dhe bëhet më e vështirë kur ju përdorni një shfletues gjithnjë e më shumë. Së shpejti, ju do të keni kaq shumë tab-e hapur sa që ju nuk mund të shihni titujt e tyre, dhe do të përfundoni duke mbyllur tab-et e gabuar apo të vrisni mendjen se si do t’i mbyllni kaq shumë të tillë.
Kur klikoni me të djathtën e mouse-it mbi një tab çdo, ju do të shihni disa opsione, të cilat mund të jenë një ndihmë e madhe për ju, nëse nuk po i përdorni tashmë ato. Ja se çfarë ju duhet të përdorni, dhe pse.
Pin Tab: Nëse i bëni pin një tab-i, do të mblidhet, duke mbetur kështu vetëm favicon i tij dhe do të shfaqet para gjitha tab-ve tjera. Tab-et që ju keni bërë pin, do rihapen automatikisht çdo herë që ju hapni shfletuesin tuaj. Shfletues të ndryshëm kanë rregulla të ndryshme në lidhje me hapjen ose jo të tab-eve që ju keni bërë pin.
Close Tabs to the Right: Pasi të filloni duke përdorur Pin Tabs, ju do të gjeni këtë funksion mjaft të dobishëm. Në përgjithësi, ju duhet t’u bëni pin tab-eve që hapni dhe kontrolloni shpesh, si faqen tuaj të email, llogarinë tuaj në Facebook etj. Nëse keni hapur shumë tab-e dhe doni t’i hiqni qafe që të gjithë menjëherë, klikoni me të djathtën tek tab-i i fundit që i keni bërë pin dhe zgjidhni “Close tabs to the right” (sq. mbyllni tab-et në të djathtë) për të hequr qafe çdo gjë tjetër.
Close other tabs: Pak a shumë si “Close tabs to the right”, ky opsion do të mbyllë të gjithë tab-et e tjera, përveç atij që keni selektuar.
Krijoni një Bookmarks Toolbar me Favicons
Ndërkohë që shumë shfletues mundohen të kenë një New Tab produktiv, Bookmarks Toolbar është më produktivi mbi të gjitha.
Sigurisht që vizitoni disa sajte më shumë se të tjerë, saktë? Ju ndoshta mund ta identifikoni atë sajt bazuar në logon e tij, apo nga “Favicon”. Kështu që vendoseni këtë njohuri në përdorim, duke bërë një toolbar me sajtet tuaja të preferuara, të cilat ju mund t’i klikoni për t’i vizituar më shpejt.
Për shembull, le të themi që doni të shtoni GJBITeam tek bookmark-u juaj. Vizitoni www.gjbiteam.com dhe shtypni Ctrl+ D ose CMD + D për ta shtuar si bookmark. Në dritaren që ju shfaqet, zgjidhni që ta ruani tek folderi “Bookmarks Toolbar”.
Pasi ta keni vendosur tek Bookmark-u juaj, klikoni me të djathtën mbi të, dhe zgjidhni Edit. Hiqni emrin e bookmark-ut dhe lerëni fushën bosh, adresa do mbetet e njëjtë.
Aktivizoni Click-to-Play për të gjithë plugins-at
Do ju tregoj një truk i cili bën shfletuesin tuaj më të sigurt, hap faqet më shpejt, zvogëlon konsumimin e internetit, bën që shfletuesi të punojë shpejt, dhe përdor më pak bateri. E gjitha çfarë ju duhet, është që të hyni tek Settings i shfletuesit dhe të aktivizoni “click-to-play” për të gjithë plugins.
Një plugin, siç mund ta dini, mund të jetë gjithçka që nga Flash deri tek Silverlight. Këta janë më intensivët në ngarkimin e një faqe dhe një plugin si Flash njihet gjithashtu dhe për dobësitë e tij në lidhje me sigurinë, e cila është shumë e rëndësishme.
Duke zgjedhur click-to-play, ju i ndaloni ato që të ngarkohen automatikisht dhe i kufizoni derisa ju dëshironi të shihni përmbajtjen. Kështu që nqs jeni duke luajtur një lojë Flash ose duke parë një video online, ju keni keni kontroll mbi narkimin e plugin-it dhe jo websajti.
Duke përdorur komentet më poshtë, do dëshironim të dinim se cilën nga këto këshilla jeni duke përdorur tashmë dhe sa e rëndësishme është secila prej tyre.